25-vjeçari dashurohet keq në shefen e tij: Fantazoj për të gjatë gjithë ditës dhe ...

Life style

25-vjeçari dashurohet keq në shefen e tij: Fantazoj për të gjatë gjithë ditës dhe ...

Nga: Bota sot Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Një djalë 25-vjeçar, ka treguar se është dashuruar në shefen e tij. Ai ka rrëfyer për “The Sun” se e di që kjo është gabim, mirëpo ai nuk po mund të ndalojë së fantazuari për të, përcjell Bota sot.

Rrëfimi i tij i plotë:

E dashur psikologe: Ndjenjat për shefen time dominojnë mendimet e mia gjatë gjithë ditës.

Kjo po vazhdon që nga muaji i kaluar.

Unë kam rënë kokë e këmbë në dashuri me të dhe përpiqem të përqendrohem në punën time kur ajo është pranë.

Ajo iu bashkua kompanisë sonë tre vjet më parë dhe është lehtësisht menaxherja më e sjellshme, më e kujdesshme që kam pasur ndonjëherë.

Unë jam një djalë 25-vjeçar, ndërsa ajo është 38-vjeçare. Nuk e di nëse është në një lidhje për momentin, por jam i bindur se nuk do t'i kthente ndjenjat e mia.

Edhe kështu, sado të përpiqem, nuk mund ta heq nga koka. Unë vërtet po luftoj.

Përgjigjja e psikologes:

Ndjenjat tuaja janë shumë të forta, por ajo nuk ju inkurajon, kështu që është më mirë të pranoni se shefja juaj nuk është personi i duhur për ju.

Gjithsesi, shumë punëdhënës refuzojnë marrëdhëniet në vendin e punës dhe përfshirja me shefen tuaj – e cila është në një pozicion pushteti – mund të rrezikojë punën tuaj dhe gjithashtu të saj.

Më besoni, me kohë do të gjeni gruan e duhur. Thjesht nuk është kjo./Botasot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat