Më thuaj çfarë problemi ke me qerpikët, të të sugjeroj rimelin e duhur

Life style

Më thuaj çfarë problemi ke me qerpikët, të të sugjeroj rimelin e duhur

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Grimi nuk do të jetë kurrë i përsosur nëse nuk gjen rimelin e duhur për ty. Të gjithë e pranojmë rëndësinë e rimelit për të plotësuar pamjen, megjithatë zgjedhja e furçës së duhur është një punë e ndërlikuar.

Përpos markës suaj të preferuar, duhet të tregoheni të kujdesshme me furçën në varësi të llojit të qerpikëve dhe problemit që mund të keni.

Furçë e plotë: Aplikon shumë produkt, që do të thotë më shumë volum për qerpikët tuaj. Nëse qëllimi është ky, atëherë ky është rimeli i duhur.

Furçë e lakuar: I përshtatet formës natyrale të qerpikëve dhe i ngre sipër. Nëse nuk keni ndonjë problem, si gjatësia apo volumi, thjesht përdorni këtë rimel.

Furçë e hollë: Ky model është ideal për t’i zgjatur dhe të gjithë qerpikët mbulohen njësoj me rimel.

Furçë e shkutër: Nëse aplikimi i rimelit te qerpikët e poshtëm është e vështirë, mund të përdorni këtë furçë të vogël.

Furçë në formën e orës së rërës: Përmes kësaj arrihet një pamje ku syri duket më i madh; prek të gjithë qerpikët, edhe ata në skajet e syrit dhe u jep volum.

Furçë e ngushtë: I përsosur për të ndarë të gjitha fijet dhe për të lyer qerpikët e poshtëm; ofron volum.

Furçë si top: Do të jeni në gjendje të përqendroheni te qerpikë specifikë në vend të të gjithëve.

Furçë si “flluska”: Rezultati do të jetë qerpikë super të ngritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat