Këshilla efektive për t’u siguruar që nuk po i thyeni zakonet tuaja të fitnesit

Life style

Këshilla efektive për t’u siguruar që nuk po i thyeni zakonet tuaja të fitnesit

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Gjatë festave, shumë njerëz ose stërviten dhe hanë shëndetshëm 24/7, ose fajësojnë veten pasi kënaqen pak gjatë javës dhe humbasin vullnetin për të ushtruar tutje.

Shikimi i shëndetit në një mënyrë kaq të ngurtë mund të jetë fajtori numër një për të vazhduar me zakone të shëndetshme gjatë festave ose rasteve të veçanta.

Këtu janë disa këshilla për të qëndruar në rrugën e duhur me rutinën tuaj.

Hani kur jeni të uritur, jo kur të doni

Shumica e njerëzve mund t’u dorëzohen ëmbëlsirave kur iu ofrohen. Pyetja që duhet t’i bëni vetes është: “A jam vërtet i uritur tani?” Nëse jo, atëherë hani në kohën e duhur në mënyrë që të mos e teproni. Jini të vetëdijshëm për ndryshimin midis urisë aktuale dhe ushqimit të pamend.

Ushtroni, edhe nëse është vetëm për 15 minuta

Angazhimi në çdo aktivitet që ju pëlqen, qoftë ecja, apo trajnimi i forcës, mund të jetë i mirë për ju. Gjithçka që ju nevojitet është 15-20 minuta për të mbajtur ritmin. Është më mirë të lëvizësh trupin sesa të mos e lëvizësh fare.

Pini mjaftueshëm ujë

Një nga mënyrat më të thjeshta për të qëndruar të hidratuar është të pini më shumë ujë ndërsa jeni jashtë në një festë. Pas pirjes së alkoolit, është edhe më kritike pasi mungesa e ujit mund t’ju bëjë të dehidratoheni dhe t’ju japë një hangover të keq. Qëndrimi i hidratuar jo vetëm që mund t’ju mbajë vigjilentë dhe energjikë, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të mos bini pre e ushqimeve të panevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat