Mund ta zgjidhni pa u nevrikosur? Kjo është një enigmë me nënë e bijë!

Life style

Mund ta zgjidhni pa u nevrikosur? Kjo është një enigmë me nënë e bijë!

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 06:40
Foto ilustrim

Nëse ju pëlqen të provoni zgjuarsinë tuaj dhe të zbuloni se sa inteligjentë dhe të shpejtë jeni

Kjo është një enigmë për ju, por patjetër duhet t’ju paralajmërojmë – kjo ka nevrikosur një numër të madh njerëzish!

Kjo enigmë e vjetër ka rifituar popullaritetin e saj falë “Reddit” dhe shumë njerëz po “lodhin kokën rreth saj”.

Enigma thotë:

Vajza e Terezës është nëna e vajzës sime. Çka jam unë për Terezën?

Përgjigja logjike që imponohet është “Unë jam vajza e Terezës”, por ka edhe një përgjigje tjetër të saktë.

Përdoruesit e internetit janë të bezdisur nga fakti që ka edhe një përgjigje tjetër të saktë, pasi këtë pyetje mund ta bëjë dhëndri i Terezës.

Burri i vajzës së Terezës mund të thoshte gjithashtu se vajza e Terezës është nëna e vajzës së tij dhe se ai është atëherë dhëndri i saj.

Të dyja përgjigjet janë të sakta, por njerëzit acarohen që zakonisht ka vetëm një përgjigje të saktë për enigmat që na bëjnë të “thyejmë” trurin duke menduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat