Mendimet më të shpeshta të çunave, sa herë duan t'ju ngacmojnë

Life style

Mendimet më të shpeshta të çunave, sa herë duan t'ju ngacmojnë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Shpesh mendojmë se të vetmet që kemi 1000 mendime në sekondë sa herë jemi përballë fiksimit jemi ne. Nga perceptimi ynë, na duket sikur djemtë kanë gjithçka nën konktroll, mund të flirtojnë si të duan, kur të duan, pa u menduar dy herë. Në fakt jemi ne gabim. Djemtë mendohen po aq (ose më shumë) se vajzat kur duan të ~ngacmojnë~ dikë që ju pëlqen. Çfarë mendojnë do thoni ju? Gjithçka që do lexoni më poshtë:

1. Oh, ajo goca aty është shumë tërheqëse. Tërheqëse mjaftueshëm sa të turpëroj veten. Tërheqëse aq sa në qoftë se do të postoja një foto tonën në Facebook, edhe njerëzit që nuk i flas do t’i bënin like.

2. Dua të shkoj atje, por fillimisht dua të bëj kontakt sy më sy për të kuptuar si i dukem. Duhet të marr një shenjë para se t'i flas. 

3. Në rregull, tani jam fiksuar duke parë pjesën e pasme të kokës së saj, kjo është e frikshme. Vras mendjen nëse dikush e ka vënë re që ja kam ngulur sytë.

4. Më duket sikur ajo pa në këtë drejtim dhe sikur qeshi. Mund të më ketë parë mua, ose mund të ketë parë 18 çunat pas meje. Kjo është shenjë e mirë gjithsesi.

5. Nëse do të shkoj aty, më duhet një fjali goditëse. Çfarë t'i them? Apo të mos shkoj fare? Në asnjë mënyrë, do shkoj aty dhe do të mendoj një gjë rrugës. Do ta vë veten nën presion.

6. Në rregull, për sa kohë nuk them “Hey a vjen shpesh këtu?” jam ok. Thjesht mos e thuaj atë. Është frazë kot... “Hey a vjen shpesh këtu?” Pa lidhje! 

7. Ajo nuk ia ka mbathur ende. Dua të them, ajo qeshi. Ndoshta mendoi se po bëje ironi. Mos e korrigjo!

8. Oh, Zot. Momenti i heshtjes së varrit. Mendo çfarë mund të thuash. Çfarëdo lloj gjëje. Po rrini të dy si pemë.

9. Mos po i pulis shumë sytë? E vuri re ajo? A është kjo masa e duhur e pulitjes? OK, mundohu t’i pulitësh më pak. Cila është masa e duhur e pulitjes? Puliti sytë një herë në minutë.

10. Idiot, pyete nëse mund ta qerasësh me një pije. Ajo e piu gotën e saj gjatë heshtjes së sikletshme prandaj është koha e duhur. Ose mos e pyet fare, dërgoja menjëherë në tavolinë.

11. Oh, ajo po shkon në tualet. Po sikur të mos kthehet më?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat