Çfarë s'duhet të bëni kur mësoni për tradhtinë e tij/saj

Life style

Çfarë s'duhet të bëni kur mësoni për tradhtinë e tij/saj

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

1. Mos fajëso veten

Nuk është faji yt pse partneri nuk diti të komunikojë nevojat e tij. Nuk je përgjegjëse, nuk e ke ‘merituar’ diçka të tillë, por kjo s’do të thotë që nuk duhet të përpiqesh më.

2. Mos e injoro tradhëtinë

Mos u sillni sikur asgjë nuk ka ndodhur, në të kundërt nuk do të mund të zbuloni problemet që qëndrojnë në thelb të lidhjes tuaj dhe ato që e kanë çuar partnerin drejt tradhtisë. Ka sigurisht raste kur njerëzit tradhtojnë vetëm për seks, por në pjesën më të madhe, tradhtia vjen si përpjekje e partnerit për të nxjerrë në pah problemet e lidhjes. Duke u përpjekur t’i kuptoni këto probleme, t'i pranoni dhe diskutoni, gjasat që një tradhti tjetër të ndodhë janë shumë të pakta. Gjërat nuk duhet të kthehen si më parë, punoni për të krijuar një marrëdhënie të re, të fortë dhe përmbushëse për të dy.

3. Mos merr hak

Mund të të bëjë të ndihesh më mirë për momentin, por nuk do të zgjidhë asgjë. Në fund nuk do të jesh më e lumtur dhe këtë mund t'jua garantojmë. Gjithçka që duhet të bëni është të bashkëpunoni që të jeni sërish ‘në të njëjtën linjë'.

4. Mos përmendni tradhtinë për të fituar argumentet

Fakti që ai ju ka tradhtuar, nuk ju jep të drejtë ta përdorni si kartë për të dalë nga debatet. “Epo të paktën unë nuk të kam tradhtuar!” në fund të çdo fjalie, nuk do të zgjidhte asgjë, përveçse e bën më të lodhshme situatën.

5. Mos e përshpejto procesin e shërimit

Merr të gjithë kohën që të duhet për ta përtypur atë që ka ndodhur dhe bëja të ditur partnerit tënd. Do të bëni shumë pyetje dhe është normale, do të dëgjoni të njëjtat përgjigje disa herë, por kjo është e gjitha pjesë e procesit të shërimit. Nëse partneri juaj lodhet nga kjo situatë, atëherë mbase ka ardhur koha t’i jepni fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat