Eksperti ka zbuluar tri shenja që tregojnë mykun

Life style

Eksperti ka zbuluar tri shenja që tregojnë mykun

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Myku është i vështirë për t’u dalluar, madje edhe më i vështirë për ta hequr qafe, veçanërisht nëse ndodhet në vende që nuk mendoni të kontrolloni

Kenneth Bock për portalin MindBodyGreen, tregon se cilat janë ato tri shenja që zbulojnë se keni myk në shtëpinë tuaj dhe jep këshilla se si ta largoni atë shpejt.

Simptoma të pashpjegueshme

Bock thotë se myku mund të çojë në një sërë simptomash që testet nuk mund t’i shpjegojnë, të tilla si marramendje, trullosje, humbje vetëdijeje dhe skuqje.

Ai shton se myku gjithashtu mund të përkeqësojë problemet ekzistuese të frymëmarrjes siç janë astma dhe alergjitë.

Rrjedhje e padukshme

Është një shenjë myku mund të jetë formuar. Kështu që ju do të dëshironi të kontrolloni për myk kudo ku ka lagështi, nga bodrumi juaj deri në banjë. Madje edhe kondensimi rreth dritareve mund të çojë në formimin e mykut rreth pragjeve të dritares.

Erë e pakëndshme

“Disa njerëz nuhasin myk, por ata as që mendojnë se mund të ndikojë tek ata”, thotë Bock. Mykun shpesh disa e krahasojnë me erën e drurit të kalbur ose me erën e çorapeve të djersitura.

Çfarë duhet bërë për ta hequr qafe mykun?

Para së gjithash, nëse vëreni një njollë të vogël myku, do të dëshironi ta trajtoni menjëherë. Për sa kohë që është në një sipërfaqe të fortë, duhet të jeni në gjendje ta pastroni me një pastrues myku.

Nëse thjesht dyshoni se keni myk, por nuk jeni të sigurt se ku, Bock thotë se duhet të thërrisni inspektorët profesionistë. Kësisoj, inspektorët mund të përcaktojnë nëse keni nevojë të bëni largimin e mykut. Ndërkohë, mund të blini një pastrues ajri për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat