Ushqen dhe rigjeneron lëkurën më shpejt se gjithçka tjetër, ja pse duhet të bëni 1 herë në javë maskën me domate

Life style

Ushqen dhe rigjeneron lëkurën më shpejt se gjithçka tjetër, ja pse duhet të bëni 1 herë në javë maskën me domate

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Rinia e përjetshme mund të jetë ëndrra e shumë vajzave, por me kalimin e kohës trupi ndalon së prodhuari kolagjenin Me reduktimin e kësaj proteine, fillojnë edhe shenjat e para në lëkurë, kryesisht tek zona e syve. Procesin natyral ne nuk e ndalojmë dot, por mund të përpiqemi ta mbajmë lëkurën përherë të freskët dhe të rigjeneruar, kështu procesi i plakjes do të jetë më i ngadaltë.

Prandaj po ju prezantojmë një maskë efektive për rudhat e para me produkte qe gjendjen në kuzhinën tuaj. Këtë herë maskën mund ta përgatisni me domate.

Ju duhet një domate mesatare, të cilën duhet ta vendosni të ziejë për maksimumi 5 minuta. Më pas hiqni lëkurën dhe tulin bëjeni pure duke i shtuar edhe 2 lugë çaji me mjaltë dhe 1 lugë çaji me lëng limoni. 

Gjithë masën përhapeni në lëkurë dhe mbajeni për 15 minuta. Domatet janë të pasura me vitamina dhe lëndë si hekur, zink dhe antioksidantë. Ato mund të përdoren edhe për trajtimin e problemeve me aknet, poret e zmadhuara dhe yndyrën e tepërt.  Ç’prisni për ta provuar?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat