Pastroni atletet me këtë truk

Life style

Pastroni atletet me këtë truk

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 08:32
Ilustrim

Atletet që shkëlqejnë nga bardhësia janë një dëshirë e të gjithë njerëzve. Ato janë një veshje që mund t’i përdorni çdo ditë, për raste formale ose jo formale. Shkojnë në mënyrë perfekte me gjithçka. Megjithatë, ata kanë edhe anën e tyre negative. Shpesh shkëlqejnë vetëm në rastet kur sapo janë blerë. Larja në mënyrë të herëpashershme i bën ato të humbasin bardhësinë dhe të marrin një ngjyrë të verdhë.

Por, ka një mënyrë për t’i bërë ato të duken sërish si të reja pa pasur nevojë t’i çoni në pastrim kimik. Ky truk mund të përdoret jo vetëm për atletet e bardha, por edhe për ato me ngjyra të buta ose pastel si rozë, bezhë, etj.

Për ta bërë këtë ju nevojiten këto përbërës:

1 filxhan çaji uthull molle; ½ filxhan çaji niseshte; 1 lugë gjelle sapun i lëngshëm; ½ filxhan çaji sodë buke; Ujë; Furçë +furçë dhëmbësh.

Udhëzime:

Përzieni uthullën me sodën e bukës. Me ndihmën e një furçe dhëmbësh fshini ngadalë pjesët më të ndotura. Më pas duke përdorur një furçë më të madhe të zhytur në ujë me sapun fërkoni të gjithë atletet. Kur ato janë të ende të lagura, aplikoni niseshtenë dhe lëreni të thahet.

Hiqeni atë plotësisht me një copë të pastër. Lërini lidhëzet e tyre në uthull molle dhe sodë buke për t’i pastruar plotësisht. Përsëriteni këtë process sa herë atletet tuaja marrin një ngjyrë të verdhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat