A i përdorni këto 8 fraza? Kini kujdes sepse mund të mos dukeni të besueshëm

Life style

A i përdorni këto 8 fraza? Kini kujdes sepse mund të mos dukeni të besueshëm

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Një nga mënyrat se si mendimet tona perceptohen nga të tjerët janë padyshim si ne i prezantojmë dhe fjalët – qoftë edhe fraza në dukje të parëndësishme – mund të ndikojnë negativisht.

Sipas Judith Humphrey, një eksperte e komunikimit, këto janë 8 frazat që nuk duhet t’i përdorni nëpër fjalime pasi mund t’ju bëjnë të dukeni jo fort të besueshëm.

1. Të jem i/e sinqertë...

Kjo është një nga shprehjet më të zakonshme të këtij lloji. Shfaqet gjithashtu si "sinqerisht" ose "më lejoni të jem i sinqertë me ju". Kur përdorni këtë frazë, po paralajmëroni audiencën se gjithçka tjetër që po thoni mund të mos jetë e vërtetë. Pse të ngjallni dyshime? Mos e përdorni dhe thjesht flisni për çfarë dini të jetë e vërtetë.

2. Sipas mendimit tim...

Këtë e dëgjojmë shumë edhe në format "është thjesht mendimi im", "sipas mendimit tim modest". Duke i quajtur pikëpamjet tuaja thjesht një "opinion" dobësoni deklaratën. Këto fraza sugjerojnë që po flisni për një gjykim personal, në vend të një argumenti të arsyetuar, prandaj mund ta zëvendësoni me “besoj fort” ose më mirë tregoni arsyet pse keni arritur në një qëndrim të caktuar.

3. Ju mund ta dini këtë, por...

Mendoni para se të flisni dhe nëse mendoni se dikush e di se çfarë do të thoni, ose mos e thoni ose paraqisni gjithë informacionin në një mënyrë re. Njerëzit nuk e kanë problem të dëgjojnë diçka interesante për një temë mbi të cilën kanë njohuri.

4. Nuk jam i/e sigurt...

Ne shpesh e dëgjojmë këtë nga njerëz që mund të jenë plotësisht të sigurt për pikëpamjet e tyre, por duan të duken të përulur. Nuk është e nevojshme.

5. Mund ta kem gabim...

Kjo shprehje përcjell dobësi dhe pasiguri - pse dikush duhet t’u kushtojë rëndësi pikëpamjes suaj? Nëse një analist financiar thotë: "Ne presim që inflacioni të rritet, por mund ta kem gabim", ne nuk dimë se çfarë të besojmë. Eksperti në thelb e ka përjashtuar veten si ekspert. Lëreni këtë paralajmërim dhe jepni një përgjigje më të menduar: “Ne presim që inflacioni të rritet. Ja pse...”

6. Kjo është një pyetje idiote...

Nëse mendoni se pyetja juaj vlen, bëjeni. Nëse mendoni që është e pakuptimtë, mos e bëni. Mos e nënvlerësoni veten.

7. Thjesht një ide...

Kjo frazë është një tjetër vrasëse e heshtur e besueshmërisë. Ndonjëherë përdoret kur një person nuk dëshiron të tingëllojë i jashtëzakonshëm. Një mënyrë më e mirë për të shprehur pikëpamjet tuaja - pa u dukur autoritar - do të ishte thjesht të thoni: "A keni menduar që...?”

8. Nëse nuk e ke bezdi...

Kjo frazë, së bashku me shprehje të tilla si, "Të pengon?" ose "Nëse kjo është në rregull", ju bën të dukeni nervoz. Nëse keni marrëdhënie të mira me dikë, thjesht bëni pyetjen. Në të kundërt, mos rrezikoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat