Fëmijët dhe të veshurit trashë në dimër

Life style

Fëmijët dhe të veshurit trashë në dimër

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 07:54
Foto ilustrim

Veshja trashë, thonë shkencëtarët, pengon fëmijën të jetë aktiv. Ata e kanë studiuar këtë dukuri në disa drejtime:

• Veshja e trashë si pengesë mekanike
• Mungesa e autostimulimit.
• Efektet që provokon uria.
• Izolimi me jasht që krijojnë veshjet, duke ulur intensitetin e stimulimit kutan

Studimi ka treguar se të katër faktorët e përmëndur influencojnë në të qenët aktiv ose jo të fëmijës, por faktori më i fuqishmi, është izolimi që provokon veshja e trashë kundrejt stimujve që vijnë nga jashtë. Prindër përpiquni të ulni shkallën e frikës që keni nga e ftohta dhe sëmundjet.

Mos kujtoni se i mbroni fëmijët duke i veshur trashë, përkundrazi i pengoni të jenë aktiv në trupin e tyre. Vishini fëmijët sa më shëndetshëm, qoftë si cilësi cope, po ashtu edhe si trashësi. Fëmijët shpesh janë të veshur me dy palë çorape, katër apo pesë bluza, dy palë pantallona, përveç xhupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat