5 llojet e hidhërimit: Si të jesh mirë, kur nuk je mirë

Life style

5 llojet e hidhërimit: Si të jesh mirë, kur nuk je mirë

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Humbja e një personi të dashur nuk është ngjarja e vetme në jetë që çon në hidhërim dhe hidhërimi nuk ka të bëjë vetëm me të qarat e forta, trishtimin e thellë dhe emocione të tjera dërrmuese.

Të qenit të hapur ndaj mundësisë se ka lloje të ndryshme hidhërimi është e rëndësishme për t’u shëruar. "Kur ne mund të njohim dhe emërtojmë atë që po ndodh emocionalisht brenda nesh, mund të jemi më të sjellshëm me veten gjatë procesit," thotë terapistja Skylar Ibarra për Health. Ja si ndahen llojet e hidhërimit:

Hidhërimi parashikues: Ne përfundojmë duke e përjetuar në thelb humbjen para se ajo të ndodhë. Hidhërimi parashikues është mënyra e mendjes dhe trupit tonë për t'u përgatitur për humbjen.

Hidhërimi i vonuar: Hidhërimi nuk ndodh gjithmonë menjëherë. Njerëzit i përjetojnë ndryshe humbjet. Kjo mund të jetë për shkak të arsyeve njohëse ose emocionale. Ky lloj hidhërimi mund të jetë i jashtëzakonshëm, konfuz dhe i pajustifikuar në fillim, pasi nuk e kuptojmë se pse jemi duke u trishtuar për një humbje të kohëve më parë.

Hidhërimi i munguar: Mund t’u duket njerëzve përreth jush – ose vetes suaj - sikur nuk jeni të trishtuar. Por mund të ketë shumë arsye për të mos pasur një përgjigje tipike. Madje shumë njerëz mund të hidhërohen pa e kuptuar. Shumë njerëz mendojnë për hidhërimin si një gjendje me lot të pakontrollueshëm, grisje të rrobave, të paaftë për t'u ngritur nga shtrati etj. Por mund të shfaqet gjithashtu si zemërim, vështirësi në përqendrim ose shqetësim intensiv.

Hidhërimi i frenuar: Zakonisht klasifikohet si trishtim që dikush me vetëdije po përpiqet ta largojë; është si të injorosh një gur që të është futur në këpucë. Në fakt, nuk duhet ta injoroni. Duhet të merreni jo vetëm me gurin, por edhe me plagën që mund të ketë shkaktuar në këmbë.

Hidhërimi i privuar: Ky lloj trishtimi nuk njihet nga kultura dhe ka të bëjë me ngjarje për të cilat njerëzit mendojnë se nuk ka nevojë për të mbajtur zi.

Strategjitë e përballimit të llojeve të ndryshme të hidhërimit

Strategjitë e përballimit mund të ndryshojnë në bazë të llojit të gjendjes që përjeton një person. Nëse dikush po përjeton një reagim të sepse është në krizë, atëherë kriza duhet të trajtohet së pari. Po kështu, jini të sjellshem me veten dhe jepini kohë për të përballuar ndjenjat. Hiqni dorë nga nevoja për të qenë mirë.

Praktikoni përkujtimin – mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe të pranoni humbjen nëse keni diçka që lidhet me humbjen. Pranoni se është ok të mos jesh ok, megjithatë nëse keni nevojë për ndihmë, mos prisni që gjërat të bëhen me keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat