​Të jeni të suksesshëm në intervistë edhe nëse nuk jeni të kualifikuar për atë punë

Life style

​Të jeni të suksesshëm në intervistë edhe nëse nuk jeni të kualifikuar për atë punë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

A ju ka ndodhë ndonjëherë ta keni parë një punë, e cila ka qenë aftër ose plotësisht puna juaj e ëndrrave, por jeni dëshpëruar sapo e keni parë përshkrimin e punës? Pas kësaj keni e keni mbyllur fare kompjuterin tuaj, ose keni vazhduar të lundroni për një pozitë tjetër e cila përshtatet me përvojën që keni?! Nëse keni bërë kështu, mbase me keqardhje duhet të themi, që e keni humbë një mundësi të shkëlqyeshme! Sepse, vetëm pse nuk keni jeni të kualifikuar për një punë nuk do të thotë që duhet të dorëzoheni.

Ndiqni, më mirë hapat që ju bëjnë të “bini në sytë” e intervistuesve edhe pse nuk e keni gjithë atë kualifikim që kërkohet.

Ripërcaktoni aftësitë tuaja

Të gjithë i kemi disa aftësi për të cilat jemi të vetëdijshëm dhe i kemi në “maje të gjuhës” sa herë që na kërkohet t’i tregojmë. Por, po ashtu i kemi edhe disa aftësi të cilat duhet të ndalemi që t’i mendojmë për ta kuptuar që me vetë vërtetë i kemi edhe ato. Kështu që, në ditët para intervistës identifikoni çdo aftësi dhe kualifikim individual që kërkohet. Thjesht shkruani ato!

Pasi ta keni bërë këtë, bëni një listë të aftësi të cilat tashmë i keni. Ndoshta disa prej tyre vijnë nga puna juaj aktuale ose ato të mëparshmet. Ndoshta disa janë nga punët vullnetare, pra nuk ka rëndësi se prej nga vijnë, thjesht shkruani ato!

Nëse i keni të gjitha aftësitë e përmendura në listën që keni bërë, disa aspekte mund të përshtaten plotësisht. Përmes vështrimit që i keni dhënë listës duke ofruar po ashtu edhe një përgjigje të sinqertë mund ta bëni mbushjen e hendekut në mes të grupit të aftësive aktuale dhe asaj që po kërkohen në pozitën për të cilën keni aplikuar.

Merrni aftësitë që ju mungojnë

Sigurisht që nuk do të jeni profesionistë në këtë që do të themi, por ka një zgjidhje të mirë. Gjersa mund t’i keni vetëm disa ditë për t’u përgatitur, mos e neglizhoni veten për ta bërë një zhvillim të vogël profesional! Për shembull, nëse jeni duke aplikuar në një punë që kërkon disa aftësi të lehta kodimi, ka shumë trajnime në internet që mund të merrni mësime bazike falas ose me një shumë të vogël. E njëjta vlen edhe për të folurit publikë, media sociale dhe shumë aftësi të tjera që i hasni në përshkrime të punës.

Kur i keni gjithë këto burime në dorë, mund ta krijoni vetë planin për vetëpërmirësim dhe t’i merrni hapat e parë në mbushjen e zbrazëtirës që keni. Pra, mund të flisni dhe t’i tregoni intervistuesve të gjitha punët që kërkohen të bëhen.

Përdorni “gotën mbushëse”

Një tjetër hap për të shkëlqyer është t’i tregoni edhe ato aftësi të cilat ju është dashur që t’i përfitoni në bazë të situatës dhe nevojës. Gjatë përvojës tuaj patjetër që është dashur që ndonjëherë të kryeni detyra për të cilat është dashur që t’i mësoni shpejt e për një kohë të shkurtër. Por, edhe pse në këtë mënyrë, ato megjithatë i keni grumbulluar në sirtarin tuaj të aftësinë, e të cilat mund t’i përdorni edhe pas kaq kohësh.

Kjo madje, është një cilësi e rrallë për ta pasur e për ta treguar në intervistë të punës. Tregoni, intervistuesit që keni qenë në një situatë të tillë, ku është dashur ta përvetësoni në mënyrë të shpejtë, por keni qenë plotësisht të suksesshëm edhe pse nuk e keni marrë në mënyrë të njëtrajtshme. Kjo bën që intervistuesi t’ju llogaritë që në të ardhmen do t’i zgjidhni situatat e papritura në mënyrën më të mirë.

Lejoni që CV-të tuaja t’ju hapin më shumë dyer

Për t’u siguruar që intervistuesi do t’ju ketë parasysh për intervistë edhe nëse nuk jeni të kualifikuar për atë pozitë, pasuroni CV. Në çfarë mënyre? Duke shtuar në të sa më shumë aftësi të transferueshme dhe duke i aplikuar pikat e forta të cilat janë kërkuara për atë pozitë. Përshtypja e parë përmes CV-së, do t’ju japë një mundësi të fortë për ta treguar veten në intervistë të punës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat