Ka 150 diamante dhe fije ari, kjo është trikoja më e shtrenjtë e Krishtlindjeve

Life style

Ka 150 diamante dhe fije ari, kjo është trikoja më e shtrenjtë e Krishtlindjeve

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 23:35
Aidan Liban

Kjo është trikoja më e shtrenjtë e Krishtlindjeve në botë. Pasi janë dashur rreth 3 mijë orë për t’u krijuar dhe mbi 9 mijë dollarë  materiale.

“Është një vepër e vërtetë arti. Kisha një vizion dhe e bëra realitet. Doja të krijoja diçka të bukur dhe tërheqëse”, tha Aidan Liban për tabloidin britanik Mirror.

Sipas stilistit nga Londra, pulovra është shumë delikate për t’u larë.

Thurja nga fije leshi, pambuku dhe mëndafshi është si një “kotele” e butë, shpjegon Aidan.

Trikoja më e shtrenjtë e Krishtlindjeve në botë do të ketë gjithashtu një shërbim bamirësie, pasi paratë e mbledhura nga shitja e saj do të shkojnë për familjet që kanë nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat