Si të heqim njollat e parafinës së qiririt nga veshjet e mbulesat e tavolinës

Life style

Si të heqim njollat e parafinës së qiririt nga veshjet e mbulesat e tavolinës

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Ndodh shpesh. Jo vetëm kur ikin dritat, por edhe në rastet kur qirinjtë përdoren për t'u dhënë atmosferë ambienteve të ndryshme, të lëshojnë parafinë mbi veshje, mbulesa tavoline e sipërfaqe të ndryshme. Për fat, ekzistojnë disa metoda natyrale, të gjitha shumë efikase për të eliminuar dyllin e qiririt nga çdo lloj pëlhure.

Për të hequr parafinën nga veshjet:

-Zjeni pak ujë në një tenxhere, fikni zjarrin dhe zhyteni atë pjesë të rrobës ku ka rënë parafinë. Pas 10-15 minutash lajeni si zakonisht. Kjo metodë e shkrin komplet parafinën.

-Një mënyrë tjetër është t'i fusni në një qese dhe t'i vendosni në ngrirje për të paktën gjysmë ore në mënyrë që parafina të forcohet. Më pas ajo eliminohet lehtësisht me anë të një thike ose furçe. Evitojeni këtë metodë tek veshjet shumë delikate.

-Një tjetër mënyrë për të hequr parafinën nga veshjet dhe mbulesat e tavolinës: Nxehni hekurin e hekurosjes. Vendosni një letër ose gazetë në zonën e parafinës dhe kalojini hekurin disa herë. Në këtë mënyrë parafina ngjitet tek letra.

-Në alternativë të hekurit, mund të përdoreni edhe tharësen. Vendosni një letër të hollë mbi njollën e parafinës dhe përdorni tharësen më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat