Grabitqarët më të rrezikshëm janë qentë e egërsuar: Goditni udhëheqësin e tufës me një shkop, bërtisni dhe bëni këtë gjë

Life style

Grabitqarët më të rrezikshëm janë qentë e egërsuar: Goditni udhëheqësin e tufës me një shkop, bërtisni dhe bëni këtë gjë

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Sulmet nga qentë endacakë në qytete po bëhen më të shpeshta, por çfarë të bëni nëse i hasni në një pyll apo fushë

Qentë e egërsuar, si rregull, shmangin njerëzit dhe sulmojnë vetëm nëse ndihen të kërcënuar, ndërsa femrat janë më të rrezikshmet ndërsa ruajnë të vegjlit e tyre.

Nëse ndodheni në natyrë, ju duhet të bërtisni me zë të lartë në mënyrë që kafshët t’ju dëgjojnë dhe të largohen me kohë. Kjo vlen edhe për zvarranikët që i ndiejnë dridhjet e këpucëve të rënda dhe një shkop që godet në një shkëmb.

Kafshët më të rrezikshme që mund të takoni gjatë ecjes në natyrë janë qentë e egërsuar, të cilët janë braktisur nga pronarët e tyre ose janë lanë të ruajnë shtëpitë e pushimit, por jashtë oborrit dhe pa ushqim.

Qentë e tillë, të cilët i mbijetojnë sfidës së kafshëve të braktisura, bëhen grabitqarë të rrezikshëm.

Ndryshe nga kafshët e vërteta, ata nuk kanë frikë nga njeriu, por e sulmojnë atë. Ata gjuajnë në tufa dhe e rrethojnë viktimën, duke e hutuar, duke pritur mundësinë që t’i hidhen në qafë nga prapa ose ta rrëzojnë duke ia kafshuar këmbët.

Mbrojtja duhet të drejtohet kundër udhëheqësit të grupit, sepse tërheqja e tij do t’i dekurajojë edhe të tjerët.

Kur takoni një grabitqar, nuk duhet të ikni, pasi është më i shpejtë se ju. Është mirë të ngrini duart dhe të bërtisni, sepse do të ndaloni shumicën e kafshëve të rrezikshme.

Është edhe më e sigurt që gjithmonë të keni me vete një shkop, fishekzjarrë të fuqishëm (kafshët kanë frikë nga një pëlcitja) dhe sprej me piper. Kjo është mbrojtja më e mirë dhe e vetme, në rastin kur hasni në qen të egërsuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat