Zbulo ç'lloj prindi je ti ose do të jesh

Life style

Zbulo ç'lloj prindi je ti ose do të jesh

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Nuk ka një manual të caktuar për prindërimin, pasi gjithçka varet nga mënyra sesi jeni rritur, ç’raport keni me prindërit, prejardhja kulturore, qasja që doni të keni në raportin prind-fëmijë. Megjithatë sot njihen përgjithësist 6 lloje prindërish:

1. Prindi “tërhiqe mos e këput”

Shembull: Fëmija juaj vjen në shtëpi dhe ju tregon se mori tetë në testin e matematiks. Në vend që të zemëroheni, ju e lavdëroni sepse e dini që ai u përpoq. Megjithatë e nxisni që të flasë me mësuesin për të parë se ku çalon puna.

Karakteristika të përgjithshme
- vendos rregulla dhe kufij të qartë
- keni pritshmëri për fëmijët tuaj
- i dëgjoni ata
- reagoni me qetësi

Avantazhet
- ka më pak gjasa që fëmijët të vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
- janë më të shëndetshëm
- kanë më pak të ngjarë të abuzojnë me substancat narkotike, të përfshihen në jetë seksuale jo të shëndetshme dhe të jenë të dhunshëm.

Disavantazhet
Shumë prindër preferojnë këtë lloj mënyre sjelljeje, por vështirësia qëndron se duhet shumë durim dhe përpjekje që të dyja palët të dëgjohen.

2. Prindi autoritar

Shembull: Përpiqeni të përdorni “frikën” për të detyruar fëmijën të bëjë diçka. Për shembull do t’i thoni se “nëse nuk pastron dhomën, s’ka më lodra”.

Karakteristika të përgjithshme
- vendosni rregulla të rrepta dhe prisni që fëmijët t’i ndjekin
- keni pritshmëri të larta për ta
- nuk inkurajoni komunikimin e hapur.

Avantazhet
Disa prindër mendojnë se kjo është një formë e mirë prindërimi, sepse kur fëmija i di kufijtë, ka më shumë gjasa të jetë më i aftë dhe të përqëndrohet te arritjet.

Disavantazhet
- ekziston mundësia që fëmijët e rritur nga prindër autoritarë të përfshihen në sjellje të rrezikshme, si braktisja e shkollës, pirja e duhanit, konsumimi i lëndëve narkotike si edhe të përballen me çrregullimet e shëndetit mendor.

3. Prindi i lidhur fort me fëmijën

Shembull: Vogëlushja juaj nis të qan dhe ka si tekë që të flejë me ju. Ti e lejon.

Karakteristika të përgjithshme
- keni shumë kontakte fizike me fëmijën, si përqafimi dhe puthjet.
- i përgjigjeni nevojave të tyre pa hezitim
- përpiqeni t'i bëni fëmijët të ndihen të sigurtë.

Avantazhet
- fëmijët rritet më të pavarur
- kanë më pak stres
- janë empatikë
- janë në gjendje të kontrollojnë emocionet e tyre.

Disavantazhet
- prindërit e lidhur fort me fëmijët mund të ndodhë që të humbasin shumë kohë duke u marrë me fëmijët dhe lënë veten pas dore.

4. Prindi tolerant

Shembull: Gjeni cigare në dhomën e gjumit të fëmijës adoleshent. Mendoni dhe uroni që ai/ajo të bëjë zgjedhje më të mira, por e keni të vështirë ta diskutoni pasi mendoni se është e pamundur ta detyrosh të bëjë një gjë që nuk do ta bëjë.

Karakteristika të përgjithshme
- nuk vendosni kufij dhe rregulla strike
- nuk përpiqeni ta kontrolloni fëmijën
- lejoni që shumicën e vendimeve fëmijët ta marrin vetë.

Avantazhet
- prindërit tolerantë janë të dashur
- fëmijët e rritur nga prindër të tillë e vlerësojnë edukimin e tyre dhe rriten të pavarur
- fëmijët janë më të aftë për të marrë vendime.

Disavantazhet
- fëmija mund të praktikojë sjellje të rrezikshme.

5. Prindi “i fiksuar”

Shembull: Fëmija juaj adoleshent merr një tetë në provim. Ju shkoni menjëherë të mësuesi dhe kërkoni llogari sepse dukshëm fëmija juaj meriton më shumë.

Karakteristika të përgjithshme
- përpiqeni të kontrolloni situatën
- përpiqeni t’i zgjidhni problemet
- i udhëzoni fëmijët për çdo gjë
- i kontrolloni për çdo veprim.

Avantazhet
- fëmijët kanë më shumë gjasa të ndërmarrin sjellje të rrezikshme sepse monitorohen nga prindërit.

Disavantazhet
- fëmijët kanë probleme me vetëbesimin dhe vetëvleresimin
- kanë nivele të larta të ankthit dhe depresionit
- kanë frikë nga dështimi
- janë jo fort të aftë të zgjidhin problemet.

6. Prindi neglizhent

Shembull: Për ty nuk ka rëndësi nëse fëmija kishte probleme me detyrat e shtëpisë, sepse nuk është se interesoni për këtë pjesë.

Karakteristika të përgjithshme
- nuk kujdeseni për nevojat fizike dhe emocionale të fëmijës, përtej atyre bazikeve
- keni mungesë përgjegjësie
- mungoni emocionalisht dhe fizikisht në momente të rëndësishme të fëmijës
- mund të jeni abuzivë.

Avantazhet
- zor se ka avantazhe në këtë lloj mënyrë prindërimi.

Disavantazhet
- fëmijët  kanë probleme për të kontrolluar emocionet
- kanë të ngjarë të jenë në depresion
- përballen me vështirësi në krijimin e marrëdhënieve shoqërore
- përgjithësisht janë antisocialë
- vuajnë nga ankthi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat