Këto janë 10 femrat më të suksesshme të vitit 2021

Life style

Këto janë 10 femrat më të suksesshme të vitit 2021

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Lista e publikuar nga Forbes ka shpallur këto 10 gra si më të suksesshmet.

Forbes ka publikuar listën me 100 gratë më të fuqishme në botë për vitin 2021 dhe vendin e parë pas më shumë se një dekade, nuk e mban më Angela Merkel. Kancelarja e larguar e Gjermanisë është zëvendësuar nga filantropistja Mackenzie Scott, ish-bashkëshortja e miliarderit Jeff Bezos.

Në vendin e dytë është nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, e cila u ngjit një vend më lart se vitin e kaluar. Gruaja me origjinë indiane bëri histori këtë vit pasi u bë zëvendëspresidentja e parë femër dhe zyrtarja më e lartë femër në historinë e SHBA-së, si dhe zëvendëspresidentja e parë afrikano-amerikane dhe e parë aziatike-amerikane.

Më poshtë lista me 10 gratë më të fuqishme në botë për vitin 2021:

#1Filantropistja MacKenzie Scott

#2 Nënkryetarja e SHBA Kamala Harris

#3 Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

#4 CEO e General Motors Mary Barra

#5 Filantropistja Melinda French Gates

#6 CEO i Fidelity Investments Abigail Johnson

#7 Kryetarja Ekzekutive e Santander, Ana Patricia Botín

#8 Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

#9 Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen

#10 CEO e Açenture, Julie Sweet

Në listën me 100 gratë më të fuqishme në botë përfshiheshin edhe Rihanna, Beyonce, Serena Williams, Taylor Swif, Oprah Winfrey dhe Reese Witherspoon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat