6 aftësitë udhëheqëse që i bëjnë punonjësit e thjeshtë më produktivë

Life style

6 aftësitë udhëheqëse që i bëjnë punonjësit e thjeshtë më produktivë

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Shumë njerëz mendojnë që nuk kanë aspak fuqi në vendin e punës ku punojnë. Kjo është gabim, sepse pavarësisht se çfarë pozite keni aftësitë udhëheqëse janë ende të vlefshme. Por kjo, sigurisht që nuk do të thotë të jepni urdhra, por të jeni në gjendje të udhëhiqni dhe të gjeni zgjidhje edhe në qoftëse nuk keni pozita udhëheqëse. Këto aftësi do t’ju ndihmojnë në karrierën tuaj të mëvonshme, kur të filloni të rriteni.

Rrisni një mendësi të mirë

Pasja e pamjes së mirë është një aftësi e shkëlqyeshme. Nëse shfaqni entuziazëm dhe pozitivitet, pavarësisht se çfarë pune bëni, njerëzit do ta vërejnë. Në shumë ditë, shumë gjëra mund të shkojnë tmerrësisht keq, por është personi i cili qëndron në këmbë e që është diçka që vlerësohet dhe respektohet.

Jini vazhdimisht mbështetës

Kur vjen koha që ta shfaqni udhëheqësin e brendshëm, ekipi është diçka themelore. Në qoftëse insistoni që t’i bëni gjërat në mënyrën tuaj apo të mundoheni që t’i impononi mendimet tuaja, duke i kontrolluar të tjerët, kjo do të krijojë mure dhe gjasat për të bashkëpunuar tani dhe më vonë janë shumë të vogla. Askush nuk e dëshironi një udhëheqës që bën gjëra kokë më vete. Njerëzit të cilët janë mbështetës, janë gjithmonë duke u munduar t’u shërbejnë të tjerëve. Gjithmonë mundoheni që të jepni ndjenjën “Çfarë mund të bëj për ju?” edhe në qoftëse nuk e thoni me zë.

Mësohuni të jini fleksibilë

Nëse dëshironi që të jepni përshtypje të mirë, punoni për t’u bërë dikush i cili është fleksibil dhe dikush i cili është në gjendje të lëvizë shpejt dhe lehtë. Janë personat e ngurtë ata të cilët nuk ia lejojnë vetes zhvillimin. Nëse dëshironi që të keni sukses, bëhuni ndikues, por gjithmonë duke mësuar se si të jeni fleksibilë!

Njerëzit mund të llogarisin në ju

Nëse njerëzit ju njohin si dikush në të cilin mund të llogarisin, kjo ju jep më shumë besueshmëri. Kur ju njohin që rrini përkrah të tjerëve dhe gjithmonë gati për të ndihmuar, ata do t’ju respektojnë. Sepse në shumicën e kohës është e vështirë të gjinden kolegë të tillë që janë gjithmonë aty. Pra, besimi që krijoni nga këto veprime përballë të tjerëve, bën që ata ta fitojnë besimin në ju edhe të krijoni reputacion shumë mbresëlënës.

Jini kreativë

Në pozitat aktuale, çfarë veprimet mund të ndërmerrni? Mendoni pra, se cilat praktika do të të ndihmonin në punë ty, por edhe të tjerëve dhe kompanisë! Nëse punoni me klientë dhe konsumatorë mendoni gjithmonë se çfarë veprimet mund t’u ndihmonin atyre, por edhe t’u pëlqenin! Andaj, përdorimi i kreativitetit në mënyrë të vazhdueshme do të nxisë procese dhe do t’ju bëj që të jeni gjithmonë më të dalluar.

Jepni merita aty ku duhet

Sa shpesh të ka ndodhur që t’i shihni kolegët, bashkëpunëtorët, madje edhe shefin duke i marrë meritat, kur ato nuk ishin të tyret? Të jesh udhëheqës edhe pa pasur pozitë të tillë, do të thotë që të jeni të gatshëm për t’i bërë të ditura kontributet e të tjerëve dhe t’i jepni meritat aty ku duhet.

Nëse filloni t’i rrisni aftësitë e udhëheqjes, suksesi do të jetë në punë do të jetë i pranishëm. E nëse mendoni që nuk keni aspak vlerë dhe fuqi në vendin tuaj të punës, atëherë edhe produktiviteti e me këtë edhe suksesi do të mungojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat