Kujt dhe si të kërkoni ndihmë kur keni gjendje ankthi

Life style

Kujt dhe si të kërkoni ndihmë kur keni gjendje ankthi

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Kur kemi gjendje ankthi, nuk është gjithmonë e thjeshtë të zbulojmë se çfarë mund të bëjmë për t'u ndjerë më mirë. Shtoji kësaj edhe stigmën që ekziston rreth shëndetit mendor, gjë që e vështirëson procesin e kërkimit të ndihmës. Po çfarë mund të bëjmë në një situatë të tillë? Kujt dhe si të kërkojmë ndihmë?

1. Flit me një mik

Mënyra më e thjeshtë për t'ja nisur është të dalësh apo të flasësh me dikë që ti ke komunikim të vazhdueshëm. Mund të jetë shoqja jote e ngushtë, dikush nga familja, ose një koleg me të cilin ndihesh mirë. Pra kontaktoni njeriun e parë me të cilin ndiheni rehat dhe tregojini çfarë po ju ndodh.

2. Vendosni një orë të caktuar për të folur

Specifikisht për gjendjen tuaj të ankthit. Ata do të vijnë për ju dhe do t'ju dëgjojnë me shumë vëmendje dhe si rezultat ky takim do t'ju bëjë të ndiheni të mbrojtur dhe më në paqe me veten.

3. Ji selektiv

Pavarësisht emocioneve që po kalon, kujtoji vetes se jo të gjithë janë gati dhe të përgatitur për të dëgjuar problemet e shëndetit mendor. Duhet të dish me kë po ndan shqetësimin tënd, pasi me njeriun e gabuar nuk do të ndihesh e mbështetur.

4. Provo Instagramin ose Twitter-in

Besojeni ose jo, këto rrjete sociale ofrojnë këshëlla të vlefshme nga komunitete të ndryshme, që ju ndihmojnë të mos ndiheni vetëm.

5. Flit me një terapist

Nëse mënyrat e tjera nuk kanë funksionuar, konsideroni seancat me një terapist. Nëse familja s'ju mbështet apo s'e gjeni veten tek miqtë, psikologu është zgjidhja më e sigurtë. 

6. Ji specifik për nevojat e tua

Me këdo të flasësh, përpiqu të jesh i qartë pasi vetëm kështu mund të marrësh ndihmën që të duhet. 

7. Informo mësuesen tënde të joga-s, nëse e praktikon

Nëse jo, të palestrës apo çfarëdo lloj aktiviteti fizik që kryen. Duhet t'i tregosh si je ndjerë së fundmi në mënyrë që energjitë negative t'i shkarkosh përmes ushtrimeve specifike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat