A mund të zbulohej një tradhti më keq se kaq?

Life style

A mund të zbulohej një tradhti më keq se kaq?

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Të të tradhtojnë është ndjenja më e keqe dhe fyese në botë, por edhe më keq është kur mëson aksidentalisht çfarë ka bërë partneri pas shpinës tënde për një kohë të gjatë.

1. "Im shoq po sillej keq së fundmi dhe bëmë një debat të ashpër para se të nisej për udhëtim pune. Atë mëngjes thuajse u pajtuam, por unë vazhdoja akoma t'i mbaja inat. Ai gjithmonë më shkruan para fluturimit dhe unë i përgjigjem normalisht, por kësaj here isha e mërzitur me të dhe vendosa ta injoroj. S'e kisha bërë kurrë më parë dhe ai më telefonoi për të më pyetur çfarë kam. I thashë se si kurrë më parë jam e mërzitur me të. Ai mendoi se kisha zbuluar gjithë marrëdhëniet që kishte patur online dhe aksidentalisht mi tregoi të gjitha."

2. "Unë pashë nënën e tij që ishte akoma vjehrra ime në një foto në Facebook. Kishte dalë bashkë me nipin e saj të vogël, fëmijë që isha e sigurtë që s'kishte dalë nga vagina ime."

3. "Unë gjeta një bllok shënimesh ku në 10 faqet e para gruaja ime shkruante me detaje sesi do të më braktiste për një tjetër."

4. "Supozohej që unë të mos isha në shtëpi kur mbërritën dy bileta për një shtëpi në Vegas. Biletat kishin emrin e saj dhe të një burri që nuk e njihja."

5. "E dashura ime aksidentalisht theu ekranin e telefonit të saj. Më kërkoi që t'i kaloja gjithë fotot dhe materialet e tjera në telefonin e ri dhe ndërkohë që po e bëja, gjeta mesazhe erotike dhe foto nudo që ajo i dërgonte një djali tjetër."

6. "U ktheva nga një udhëtim pune shumë më herët nga ç'kisha planifikuar. Gruaja ime supozohej të ishte në punë, por kur hapa derën e shtëpisë e gjeta të zhveshur mbi divan bashkë me një nga kolegët e saj. Ai vrapoi për të dalë jashtë ndërsa ajo u fut në dush dhe mbylli derën."

7. "Në vigjilje të Krishtlindjeve shkova tek kompjuteri i saj për të gjetur një foto që t'i bëja diçka simbolike dhuratë si për minutë të fundit. Doja një foto familjare, por në vend të saj gjeta me qindra letra dashurie që i dërgonte një djalë që kishte në palestër."

8. "Ish-gruaja ime po fliste e zhveshur në FaceTime po të dashurin e saj dhe bëri një screenshot për t'ja dërguar atij. Problemi është që aksidentalisht ma dërgoi mua."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat