Çfarë tregon për ju mënyra si i mbani flokët

Life style

Çfarë tregon për ju mënyra si i mbani flokët

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Njësoj si veshjet dhe make up-i, edhe mënyra sesi ne i stilojmë flokët tregon shumë. Modele të ndryshme japin përshtypje të ndryshme, që sigurisht thonë diçka më shumë për ju. Çfarë specifikisht?

1. Të gjata dhe me dallgë

Nëse flokët e tu shumicën e kohës duken kështu, ti ke një shpirt karizmatik dhe nuk e vret mendjen për gjëra të kota. S'të intereson çfarë njerëzit thonë për ty, por pavarësisht kësaj je e turpshme dhe do që hera-herës të ndjesh një lloj sigurie.

2. Flokët e shkurtër

Përmes këtij modeli, ti s'po përpiqesh të fshehësh asgjë dhe përballesh me vështirësitë me kokën lart. Nga ana tjetër, kjo prerje tregon se të pëlqejnë gjërat praktike pasi përditshmëria jote është mjaftueshëm e ngarkuar për t'u marrë me to.

3. Flokët bisht

Ti je e dashur dhe dominante. Nuk ke frikë t'i tregosh njerëzve se kush është shefja, pasi je mjaftueshëm ambicioze për të arritur vetë çfarë do.

4. Flokët bisht të lirshëm

Ti nuk përpiqesh shumë për t'u dukur perfekte, por gjithsesi dukesh e tillë. I merr gjërat lehtë sepse mendon që nuk ja vlen të shpenzosh orë të tëra duke u marrë me veten, ndërkohë që mund të bësh gjëra më produktive se flokët.

5. Flokët e çrregullt

Për ty s'është e rëndësishme të shkëlqesh gjithmonë, por gjithsesi flokët e çrregullt të bëjnë akoma më interesante.

6. Flokët gjithmonë të drejtë

Nëse ti dhe pjastra keni marrëdhënie të pandarë, do të thotë se je perfeksioniste. Ti do të bësh më të mirën e asaj që mundesh. Njësoj si flokët, ke në kontroll çdo situatë tjetër! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat