Astrologjia: Virgjëresha dhe afinitetet e saj

Life style

Astrologjia: Virgjëresha dhe afinitetet e saj

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

VIRGJËRESHA – DASHI

Ky kombinim është shumë i veçantë dhe nuk është e sigurt që ka shumë pika takimi mes tyre, por as përplasje. Më mirë si kolegë.

VIRGJËRESHA – DEMI

I bashkon elementi i Tokës. Të dy kanë një vizion të qartë se çfarë duan nga njëri-tjetri. Demi ndez shqisat e Virgjëreshës.

VIRGJËRESHA – BINJAKËT

Të drejtuara nga Mërkuri, këto dy Shenja mund të gjejnë një afinitet të madh nga pikëpamja intelektuale. Kur kalojnë nga fjalët në vepra, lindin probleme.

VIRGJËRESHA – GAFORRJA

Shenja e Virgjëreshës shkrihet dalëngadalë nga butësia e Gaforres, të cilëve u pëlqen të kenë dikë në krah për ta ndihmuar të sjellë rregull në jetën e vet.

VIRGJËRESHA – LUANI

Kthjelltësia dhe dukshmëria nuk shkojnë shpesh paralelisht. Kjo është një ndeshje e vështirë sepse të dy mund të ndihen të përmbajtur në natyrën e tyre.

VIRGJËRESHA – VIRGJËRESHA

Ndonjëherë të jesh i ngjashëm është një avantazh, por jo në marrëdhëniet romantike: në fakt mungon shkëndija që zakonisht ndez pasionin.

VIRGJËRESHA – PESHORJA

Estetikisht, këto dy shenja kanë një vlerësim të madh për njëra-tjetrën. Ata janë individë të rregullt dhe të sjellshëm. Por, emocionalisht, nuk takohen lehtë.

VIRGJËRESHA – AKREPI

Akrepi është një nga shenjat e pakta që mund të ngrohë zemrën e Virgjëreshës dhe ta pushtojë me pasionin e vet. Nëse Virgjëresha është e duruar, funksionon mirë.

VIRGJËRESHA – SHIGJETARI

Për shenjën e Virgjëreshës, Shigjetari është një optimist i çmendur. Anasjelltas, Virgjëresha është shumë pesimiste për Shigjetarin. Asnjë prej tyre nuk dorëzohet në kompromis.

VIRGJËRESHA – BRICJAPI

Ky është një çift shumë i zakonshëm dhe në jetën e përditshme funksionon shumë mirë. Seksi nuk përjetohet nga asnjëri prej tyre si prioritet. Paratë po.

VIRGJËRESHA – UJORI

Mund të duket e çuditshme, por ky çiftim funksionon shumë mirë. Të dy kureshtarë, njohja e tyre duket se nuk përfundon kurrë, për çudinë e të dyve.

VIRGJËRESHA – PESHQIT

Të kundërtat mund të tërheqin njëra-tjetrën, por pas disa mbrëmjeve të zjarrta, të dy mund të ankohen për disa dallime të pakapërcyeshme të karakterit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat