Pse duhet ta ndërroni dyshekun çdo 6 deri në 8 vjet?

Life style

Pse duhet ta ndërroni dyshekun çdo 6 deri në 8 vjet?

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 15:21
Ilustrim

Dyshekët janë një nga ato gjëra të cilave ne zakonisht nuk i kushtojmë vëmendje ose nuk investojmë sa duhet. Kjo sepse nuk duket në sytë e të tjerët, si shumica e mobiljeve në shtëpi. Por sipas një sondazhi, ne kalojmë gati gjysmën e jetës sonë të shtrirë në shtretërit tanë. Lëre pastaj që orët e gjumit kanë rëndësinë e tyre pasi duhet të jenë sa më çlodhëse. Pse duhet t`i ndryshosh më shpesh?

Dyshekët kanë një jetëgjatësi të kufizuar.

Sipas ekspertëve, dysheku tipik ka një jetëgjatësi mesatare prej 8 vitesh.

Dyshekët 'latex' zakonisht vijnë me një garanci 20 deri në 25 vjet. Ndërkohë, “memory foam” me cilësi të mirë mund të zgjasë për 10-15 vjet me kujdesin e duhur.

Dyshekët 'hibrid' kanë qëndrueshmëri më të ulët dhe zakonisht duhet të ndërrohen pas 6 vjetësh.

Një dyshek i konsumuar mund të prishë gjumin e një nate të mirë dhe të ndikojë në shëndetin tuaj.

Me kalimin e kohës, forma e dyshekut do të ndryshojë dhe do të tregojë shenja të konsumimit. Për shembull, mund të keni vënë re se ka rënie në qendër ose në pjesën ku është përqendruar pesha.

Përveç ndjenjës së lodhjes, cilësia e dobët e gjumit mund të çojë gjithashtu në probleme shëndetësore, duke përfshirë obezitetin dhe sëmundjet e zemrës.

Një dyshek i keq mund të shkaktojë gjithashtu ngurtësi muskulore dhe dhimbje trupi. Nëse e gjeni veten duke u zgjuar dhe ndjeni dhimbje rreth qafës dhe shpatullave (dhe jeni i sigurt se nuk është nga një lëndim), dysheku mund të jetë fajtori.

Janë një strehë për insektet dhe alergjenët.

Një studim zbuloi se dyshekët kanë përqendrimin më të lartë të marimangave dhe pluhurit midis të gjitha sendeve shtëpiake dhe këto baktere shumohen me shpejtësi me kalimin e kohës.

Myku dhe insektet që janë strehuar aty mund të shkaktojnë gjithashtu alergji ose të përkeqësojnë simptomat e astmës. Ekspertët sugjerojnë që nëse vëreni se reaksionet tuaja alergjike përkeqësohen, mund të jetë një shenjë se keni nevojë për një dyshek të ri.

Kur shtrati juaj po bën shumë zhurmë, merreni si një shenjë që do ndryshuar.

Këshilla se si të zgjasni jetëgjatësinë e dyshekut tuaj

Rrotullojeni çdo 3-6 muaj.

Ndiqni udhëzimet e pastrimit të dhëna nga prodhuesi.

Hapni dritaret e dhomës së gjumit për ajrosje më të mirë dhe ajrosni rregullisht dyshekun tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat