6 arsye pse kompanitë duhet t’i punësojnë introvertët?

Life style

6 arsye pse kompanitë duhet t’i punësojnë introvertët?

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 07:20
Ilustrim

Shumëkush mendon që të qenit person më i gjallë, më komunikativ dhe më i shoqërueshëm të bën më të suksesshëm në jetë. Personat ekstrovertë i bëjnë punonjësit të besojnë që kanë më shumë mundësi për të “ecur përpara”, por a e keni ditur që personat introvertë kanë disa gjëra që ekstrovertët nuk i kanë?

Kështu që, një kompani që përpiqet që t’i mbledhë të gjithë ekstrovertët, i mungon finesa dhe aftësitë që kanë introvertët e shkëlqyer. Prandaj, shihni se çfarë mund të sjellin punonjësit e tillë, në këtë mënyrë nuk do t’i lini më nën hije.

Mund të punojnë në mënyrë të pavarur

Introvertë janë në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur. Ata nuk kanë nevojë për një menaxher mbi kokë që i kontrollon gjatë gjithë kohës. E bëjnë punën mirë edhe pa ta, kur mësojnë diçka të re ose edhe kur e fillojnë ndonjë projekt të ri. Kompanive u duhen punonjësit që janë nismëtarë dhe të vetëmotivuar. Kjo fshihet pikërisht tek introvertët.

Introvertët janë krijues

Duke qenë që introvertët janë në gjendje të japin maksimumin e tyre edhe kur punojnë vetëm, janë në gjendje që të japin më shumë zgjidhje kreative të problemeve. Ata janë në gjendje që të shpenzojnë më shumë kohë gati për ta gjetur zgjidhjen me të mirë. Ata janë të prirë që të mendojnë jashtë kornizave dhe të japin më shumë ide inovative. Ky është një përfitimi madh kur është fjala për zgjidhjen e problemeve dhe çështjet e marketingut.

Janë të përqendruar dhe produktivë

Meqenëse introvertët janë më të prirë të punojnë vetë, ata janë në gjendje të jenë më të përqendruar në detyrat që i kanë nëpër duar. Madje ata njihen si personat të cilët nuk i krijojnë dramat në punë, e as nuk marrin pjesë në to. Në vend të kësaj janë më të përqendruar të jenë më produktive dhe “të flasin” me punën e tyre.

Introvertët janë edhe liderë të mirë

Nuk është e vërtetë që vetëm ekstrovertët kanë aftësi të udhëheqjes. Introvertët mund të jenë po ashtu liderë të mirë. Të dy llojet e punonjësve përdorin stile të ndryshme të udhëheqjes, por e rëndësishmja është që ata ende janë në gjendje që t’i motivojnë punonjësit e tjerë dhe t’i shtyjnë ata të punojnë më mirë dhe më shumë.

Mund të punojnë edhe në ekip

Përveç që mund të punojnë shumë mirë vetëm, introvertët mund të punojnë në ekip. Ata kanë prirje që të jenë dëgjues të mirë dhe të vijnë me ide të mira dhe kreative. Gjatë punës në ekip, introvertët prodhojnë dhe japin ideja, ndërsa ekstrovertët i mbajnë prezantimet e punës dhe projekteve.

Si të punoni me introvertët?

Nëse kompania din t’i vlerësojë këta punonjës, ata do të jenë “thesari” i kompanisë. Në mënyrë që ata ta shpalosin gjithë “magjinë” që e kanë brenda tyre, kompania duhet t’ua sigurojë mjedisin e duhur të punës, qoftë në komunikim qoftë të zyrave nga të cilat mund të përfitojnë.

Introvertët preferojnë mjedis më të qetë. Mund të mos jenë ideale zyrat e punës të planifikuara në atë mënyrë që të jenë të hapura. Ata ndihen më mirë dhe janë më produktivë nëse kanë një mjedis më privat përreth.

Meqenëse, mbase do të ngurrojnë të flasin në takimet kur janë të gjithë punonjësit e tjerë, jepni mundësinë për t’i shkruar të gjitha idetë dhe t’jua përmbledhin dhe t’jua dërgojnë me anë të emalit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat