Këshilla për një vit më të mirë në 2022-shin

Life style

Këshilla për një vit më të mirë në 2022-shin

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

1-Përdorni rrjetet sociale në avantazhin tuaj. Përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale sipas shume studimeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor, prandaj nuk duhet që të krijoni varësi ndaj tyre. Megjithatë në kohën digjitale në të cilën jetojmë është e vështirë të qëndrojmë të shkëputur nga rrjetet sociale. Për këtë arsye ekspertët rekomandojnë që të mos ndiqni faqe apo llogari që nuk u bëjnë të lumtur.

2-Thoni “JO” më shpesh. 2022-shi duhet të jetë viti që ju duhet të pranoni se nuk mund të bëni çdo gjë. Të thuash “PO” për çdo ofertë, edhe për ato që ju nuk u pëlqejnë mund të ketë pasoja afatgjata për ju.

3-Shpenzoni para në sa më shumë eksperienca/aventura. Kujtimet dhe jo gjërat materiale u bëjnë më të lumtur, kur duhet të shpenzoni të ardhurat që dispononi.

4-Vendosni veten tuaj përpara të tjerëve. Është një fakt i jetës se ju nuk mund të kënaqni këdo. Mirëpo i vetmi person që mund ta bëni të lumtur është vetja juaj. Duhet të mësoni të vendosni ndjenjat tuaja përpara të tjerëve si fillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat