Kjo është mosha kur seksi shijon më shumë

Life style

Kjo është mosha kur seksi shijon më shumë

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 00:48
Foto ilustrim

Sipas sondazheve është mësuar se në cilën moshë e shijojmë më shumë seksin.

Informacionet rreth seksit nuk mbarojnë kurrë, sa më shumë të dimë rreth tij, aq më të përgatitur, do të jemi përpara çdo situate.

Madje kështu do të dimë çfarë të presim nga partneri dhe nga vetja gjithashtu.

Pavarësisht kur e fillojmë jetën aktive seksuale, kënaqësinë maksimale prej tij e përjetojmë vetëm në një moshë të caktuar.

Studimet e fundit tregojnë se nëse duam mund të jemi në sinkron perfekt.

Shumica e vajzave dhe djemve kanë deklaruar se kohën më të mirë seksuale të tyren e kanë patur gjatë moshës 18 dhe 24-vjeç. Rreth 42% e burrave dhe 58% e grave thanë se gjatë kësaj periudhe kanë bërë seksin më të mirë të jetës së tyre.

Edhe pse gjithë jetën i kemi besuar gojëdhënave që thonë se femra e shijon plotësisht seksin kur u afrohet të 30-ave të saj, sondazhet flasin ndryshe.

Ky, sigurisht është një lajm i mrekullueshëm, por gjithsesi ekziston gjithmonë mundësia që ti dhe shoku yt i shtratit të mos mendoni njësoj, kështu që mos u shqetësoni.

Por kjo nuk është e gjitha, sipas zbulimeve të bëra thuhet se vitet e fundit është rritur ndjeshëm nevoja dhe dëshira e grave për të folur për seksin, rëndësinë e tij dhe gjithçka tjetër që çon drejt një jete të shëndetshme seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat