Këto gjëra të sikletshme nuk mund ti shmangni gjatë seksit

Life style

Këto gjëra të sikletshme nuk mund ti shmangni gjatë seksit

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Disa gjëra nuk mund ti shmangni dot në seks.

Me siguri ju kanë ndodhur disa incidente apo situata të sikletshme, për të cilat keni preferuar të mos diskutoni, madje as me partnerin tuaj.

Këto janë disa nga gjërat më të sikletshme që iu ndodhin gjatë seksit.

Gazrat vaginalë

Ok, ndoshta zhurma do jua prishë pak intimitetin, por është diçka normale. Ato ndodhin kur ajri i bllokuar në vaginë del prej andej. Madje është një shenjë se jeni duke patur marrëdhënie seksuale të shëndetshme, sepse tregon që ndiheni rehat me partnerin tuaj.

Njollat e lagura në çarçaf

Ato të cila bëjmë sikur nuk i shohim në fakt janë aty, mbi çarçaf. Ka ardhur momenti t’i pranoni!

Të nxira në lëkurë

Seksi ndryshe konsiderohet dhe një sport. Kështu që kur ta shikoni ditën tjetër veten me të nxira në trup, mos u bëni merak. Janë thjesht pasojat e “një nate fitimtarësh”.

Ndiheni si “një shkretëtirë”

Sigurisht që ndodh të mos jeni e lubrifikuar, për këtë arsye ekzistojne të gjitha llojet e xhelrave të cilat mund t’i blini lehtësisht në farmaci.

Ndonjëherë thoni gjërat e gabuara.

Nuk mund të jemi mirë në të gjitha gjërat, sidomos kur bëhet fjalë për të folurit “ndyrë” në shtrat.

Keni bërë urinën?

Ka dy arsye: kur keni një fshikëz shumë sensitive dhe kur keni kaluar një orgazmë intense pas së cilës muskujt kontraktohen. Sigurisht që nëse shkoni në tualet para se të kryeni marrëdhënie, mund ta shmangni.

Keni ish-in në mendje!

Shpeshherë ndodh instiktivisht dhe nuk është aspak personale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat