Fjalitë që duhet t’i thuash vetes çdo mëngjes

Life style

Fjalitë që duhet t’i thuash vetes çdo mëngjes

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Ajo çfarë i thua vetes çdo ditë, ka fuqinë për të përcaktuar cilësinë e jetës tënde. Trajnoje veten me këto fjalë kurajoje dhe shndërrohu në një burim guximi dhe shprese. Do të mund të gjesh brenda vetes gjithë forcën për t’i përballuar momentet e vështira. Ndaj, mësoji mirë këto fjalë dhe thuaja vetes çdo mëngjes, që në momentin që nis dita jote:

Unë nuk mund të kontrolloj çdo gjë që më ndodh, por mund të kontrolloj mënyrën se si i përgjigjem gjërave që më ndodhin. Fuqia ime gjendet tek përgjigjia ime.

Unë jam mbrojtësi/ja e mendjes, trupit dhe shpirtit tim. Unë mund ta mbroj veten nga negativiteti. Asnjë errësirë nuk mund ta zbehë dritën time.

Jam duke bërë më të mirën time, dhe më e mira ime ka ardhur duke u përmirësuar.

Hapat e mia të progresit i hedh njëri pas tjetrit. Hapi i radhës nuk ka pse të jetë një hap i madh.

Nuk është e nevojshme që të kem përgjigjet për çdo pyetje. Unë kam guximin për t’i analizuar pyetjet përpara se të jap përgjigjet.

Jam mjaftueshëm i/e fortë dhe i/e zgjuar për t’u forcuar prej dhimbjes sime.

Mund ta përdor mendjen time për të rigjeneruar ndjenjat që dua të përjetoj më tepër.

Ëndrrat e mia janë të mundura të realizohen dhe unë jam i/e aftë të jetoj për t’i realizuar ato.

Unë jam më shumë se mendimet e mia të vogla. Jam më tepër se frika dhe shqetësimet e mia.

Me besimin, guximin dhe dashurinë e mjaftueshme, unë mund tam und dyshimin, lëkundjen dhe trishtimin tim.

Realiteti i bindet dëshirave të mia. Unë jam përgjegjës/e për realitetin ku zgjedh të marr pjesë.

Unë mund të krijoj ndryshime të vërteta dhe pozitive, pavarësisht situatave që po kaloj.

Gjithë burimet që më duhen për të fituar, i kam brenda vetes.

Qëllimi i jetës sime është të jetoj lirshëm, me gëzim dhe dashuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat