Si ta kuptosh nëse ke të bësh me një femër me karakter të fortë?

Life style

Si ta kuptosh nëse ke të bësh me një femër me karakter të fortë?

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Karakteristikat e mëposhtme janë evidentuar në varësi të përgjigjeve të vetë femrave. Janë pyetur femra të ndryshme mbi mendimin e tyre, se çfarë konsiderojnë si femër të fortë dhe janë renditur karakteristikat si më poshtë.

Është guximtare.

Një femër e fortë përballet me sfidat, ngre krye për veten dhe refuzon të qëndrojë në heshtje, në rast se i shkelen të drejtat. Ajo e mendon rrugëtimin që duhet të ndjekë dhe nuk ndikohet nga asgjë për arritjen e synimeve të saj.

Nuk varet nga të tjerët.

Femrat e forta nuk kanë frikë nga dështimet dhe bazohen vetëm tek vetja për të përballuar problemet financiare, emocionale, mendore dhe fizike. Kjo gjë nuk tregon se nuk ka nevojë për asnjë person tjetër në jetën e saj, thjesht preferon të jetë e pavarur dhe mundohet që pjesën më të madhe të gjërave ta arrijë e vetme.

E di se kush është.

Çdokush ka dyshime brenda vetes, por një femër e fortë e kupton se dyshime të tilla vetëm sa e ndalojnë për të qenë më e mira, ndaj mundohen të mos ndikohen shumë nga mendimet negative të vetes apo të tjerëve për veten e tyre. Ato mësojnë nga gabimet dhe vazhdojnë përpara të palëkundura, pasi besojnë shumë tek vetja për t’ia dalë mbanë.

I ndihmon të tjerët të avancojnë.

Një femër e fortë mund të duket egoiste, por nuk është kurrsesi e tillë. Është ndër personat që pëlqen t’i ndihmojë të tjerët për t’i parë më mirë. Ajo e di se duke i ndihmuar të tjerët për të arritur synimet e tyre, kanë më shumë mundësi për të realizuar edhe vetë synimet e tyre dhe të korrin sukses.

Nuk e sheh shprehjen e emocioneve si dobësi.

Janë femra që nuk qajnë kudo dhe para çdokujt. I kuptojnë dobësitë e tyre dhe i zgjedhin personat se kujt do t’i hapen, ndaj nuk i sheh të qajnë apo të duken të dobëta para të gjithëve. E dinë se është normale të shprehesh me dikë për ndjenjat që po përjeton, por janë shumë selektive se me kë person të flasin.

Ndjek logjikën e saj dhe nuk e mendon shumë gjithçka.

Mendimet e tepërta vetëm sa të bëjnë të humbasësh kohë për të arritur synimet që i vendos vetes. Këtë gjë e mendon dhe një femër e fortë. Ajo preferon të ndjekë mendimet e saj dhe të mos i mendojë shumë gjërat e shkuara, qoftë edhe dështimet e saj, pasi e di që vetëm sa do të humbasë kohë e do të demoralizohet në të tashmen e saj.

Është vërtet e lumtur dhe e di se çfarë i duhet për të arritur lumturinë e saj.

Një femër e vërtetë e di se lumtura e vërtetë arrihet nëpërmjet një gjendjeje mendore pozitive. Ajo e kupton se lumtura është një zgjedhje , ndaj zgjedh të duket e të ndihet e lumtur. Mbi të gjitha, e ka të qartë se çfarë i duhet në jetë për të qenë e lumtur, ndaj çdo përpjekje që bën, e sheh si një hap më shumë drejt realizimit të ëndrrave të saj. Kjo padyshim e bën edhe më të lumtur.

Nuk i lejon mendimet e të tjerëve të ndikojnë tek ajo.

Kritikat, fjalët negative, paragjykimet etj. Të gjitha këto një femër e fortë i shumëzon me zero. Dhe është pikërisht një vendim i tillë që e bën një femër të fortë të jetë ndryshe nga të tjerat. Ato e dinë se çfarë janë dhe mendimet e të tjerëve vetëm sa do të kufizojnë potencialin e tyre. Ndaj, nuk i lejojnë opinionet e tyre t’i ndalin në rrugëtimin e jetës.

Nuk ndihet keq për thyerjen e rregullave të shoqërisë.

Janë femra që nuk u binden shumë kufijve apo rregullave të shoqërisë, ndaj dhe korrin më shumë sukses. Nuk e kufizojnë veten mbi rregulla që ndonjëherë janë të kota dhe prapanike nga shoqëria, si veshja e duhur edhe për të shkuar deri tek furra e bukës së lagjes. Nuk mendojnë as se ka një moshë të duhur për diçka. Një femër e fortë mund ta rindërtojë jetën e saj edhe në moshën 60 vjeçare.

Punon vazhdimisht për t’u bërë një femër më e kompletuar dhe më e fortë.

Një femër e fortë nuk ndalet asnjëherë së e sfiduari veten për t’u bërë versioni më i mirë i vetes së saj. Ato besojnë tek progresi, jo tek perfeksioni. Në po të njëjtën mënyrë besojnë edhe tek forca e tyre e brendshme. E dinë se po rriten dhe në rritje, dhe për t’u rritur njëkohësisht personalisht dhe profesionalisht, duhet ta sfidojnë veten dita ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat