“Ndonjëherë, janë njerëzit e huaj ata që të motivojnë më shumë se familjarët e tu…”

Life style

“Ndonjëherë, janë njerëzit e huaj ata që të motivojnë më shumë se familjarët e tu…”

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

“Sa herë që më shihte duke pikturuar, mami do më kërkonte përherë të ndaloja. “Nuk do të jesh asgjë më shumë se sa një artisti i varfër”, më thoshte. Jeta e saj ka qenë shumë e vështirë. Punonte shumë orë në një dyqan ëmbëlsirash, vetëm për të më dhënë shkollimin e duhur, që unë në të ardhmen të bëja një punë më të mirë. Mirëpo arti ishte e vetmja gjë ku unë ndihesha i aftë. Po dështoja në çdo lëndë tjetër. Nuk flisja as mirë anglisht, por pikturoja aq bukur, saqë edhe mësuesit e mi habiteshin.

Kur isha 15 vjeç, në shkollën tonë u prezantua një program i një shkolle artistike, e cila po mblidhte fëmijë të aftë në pikturë. Kishin ndërmend të bënin një vepër arti me pikturë në mur. U zgjodhëm në total vetëm 10 fëmijë prej gjithë nxënësve të shkollës sonë. Instruktori ynë quhej Arlan Huang. Ai ishte një artist i vërtetë dhe shumë punëtor. Kishte mbaruar shkollën e arteve dhe ishte ndër të vetmit që më ka mbështetur pamasë.

Kur më mori fillimisht në zyrën e tij, pasi pa pikturën time, ai më tha: “Uau, je shumë i aftë. Mendoj se duhet ta konsiderosh artin si një mënyrë jetese në të ardhmen tënde”. Ai na mësoi mbi simbolizmin. Na mësoi të shprehnim ndjenjat tona përmes artit. Na shpjegoi edhe koncepte të vështira të shprehura në art. Dhe koncepti kryesor i veprës që duhet të nxirrnim, ishte ai i të shprehurit të emocioneve në pikturën në mur.

Piktura që unë propozova, ishte ajo e një dore që dilte përtej ndërtesës, për të treguar se rrethanat po m’i “prisnin gishtat”, po më pengonin në dëshirën timë për t’u bërë piktor. Kishte dalë shumë e bukur, aq sad he Arlan u habit. Kjo gjë më motivoi shumë. As mamaja ime nuk më kishte mbështetur aq shumë. Ne u larguam pasi propozuam idetë tona dhe na thanë që personi fitues, do të përfitonte edhe një bursë nga shkolla e arteve.

Kur mbërriti në shtëpi zarfi me bursën që kisha fituar, mami filloi të qante. Nuk besoj se po qante se ishte e lumtur, por sepse e dinte se nuk mund të më ndalte më në rrugën që kisha nisur. Edhe kur u diplomova, ajo sërish më lutej të aplikoja për vend pune në shërbimin postar. Ishte Arlan që më motivoi dhe duke menduar për udhëtimin tim në jetë, është i vetmi që e shoh në çdo hap timin të suksesshëm. Tashmë jemi shokë të mirë dhe dua të them se ndonjëherë, janë njerëzit e huaj ata që të motivojnë më shumë se familjarët e tu”. – Kam Mak

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat