Unazat me diamant bien nga 'froni'?! Çfarë po zgjedhin çiftet kohët e fundit

Life style

Unazat me diamant bien nga 'froni'?! Çfarë po zgjedhin çiftet kohët e fundit

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:18
Ilustrim

Kur mendoni për një unazë fejese, çfarë imagjinoni? Ndoshta një gur diamanti, ose një aureolë me gurë më të vegjël që rrethojnë një gurë qendror.

Pavarësisht stilit, ka të ngjarë të imagjinoni diamante të bardhë, të cilët kanë qenë simbole mbretërore për ceremonitë martesore për më shumë se një shekull. Por brenda dekadës së fundit, traditat rreth unazave të fejesës janë ndryshuar, pasi gurët e çmuar me ngjyra dhe dizajnet unike janë bërë më të përhapura në mediat sociale, sidomos në gishtat e të famshëmve.

Tani, shumë stilistë bizhuterish ofrojnë unaza fejese me safirë, rubin dhe perla, si dhe diamante "të çrregullt", të cilët mund të jenë të papërpunuar, me nuanca gri, kafe ose rozë.

Diamantet kanë përfaqësuar prej kohësh "forcën dhe bashkimin", sepse konsideroheshin si gurët më të fortë në botë, tha Marion Fasel, një redaktore dhe shkrimtare bizhuterish. Ata fillimisht erdhën në modë në Anglinë e shekullit të 18-të nga gruaja e George III, Mbretëresha Charlotte.

Por diamantet filluan të bëheshin kulturalisht sinonim i martesës pasi Tiffany & Co. prezantoi unazën moderne të fejesës në vitin 1886. 

Që nga vitet 1940, vlera e diamanteve është matur përmes "4Cs": prerja, ngjyra, qartësia dhe pesha e karatit, të cilat u standardizuan nga Instituti Gemologjik i Amerikës (GIA) .

Në të kaluarën ka pasur disa unaza fejese të profilit të lartë me gurë të çmuar me ngjyra. Princesha Diana vendosi një unazë me gurë safiri blu 12 karatësh me diamante dhe Jennifer Lopez mori një diamant rozë 6,1 karatësh nga Ben Affleck në 2002-in. 

Vitet e fundit çiftet janë gjithashtu 'të armatosur' me më shumë opsione se kurrë, dhe mund të kërkojnë lehtësisht për stilistë të pavarur kudo në botë përmes mediave sociale dhe faqeve në internet. 

Megjithëse unazat jo-tradicionale kanë dalë më tepër në treg, diamantet nuk ka gjasa të rrëzohen nga froni. Ata vazhdojnë të jenë të lidhur ngushtë me dashurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat