Keni shpesh makthe? Arsyeja pse ndodh kjo do t’ju habisë

Life style

Keni shpesh makthe? Arsyeja pse ndodh kjo do t’ju habisë

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

A keni shpesh ëndrra të këqija? Ka disa arsye për këtë por kryesisht ia atribuojmë këtë stresit të përditshëm.

Megjithatë, ekspertët thonë se temperatura e dhomës në të cilën flini mund të jetë përgjegjëse për shfaqjen e maktheve. Duket e çuditshme, por mjekët kanë zbuluar se shkaku mund të jetë një dhomë e mbinxehur.

Për të bërë një gjumë të mirë, duhet të ulim pak temperaturën e trupit. Dr Neil Stanley, ish president i Shoqatës Britanike të Gjumit thotë se dhoma duhet të jetë ndërmjet 16°C dhe 18°C ​​në mënyrë që të qetësohemi, të flemë pa problem dhe të shmangim ëndrrat e këqija.

Ai shton se një temperaturë e mirë e dhomës mund të reduktojë gërhitjen. Para se të shkoni në shtrat hapeni dritaren dhe kini kujdes me çfarë mbuloheni. Çarçafët dhe jorganët e bërë nga pambuku dhe fibra të tjera natyrale, si mëndafshi, janë më të mirat për të qëndruar të freskët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat