Serumi që bën 'mrekulli' në heqjen e rrudhave

Life style

Serumi që bën 'mrekulli' në heqjen e rrudhave

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Një krem i lëkurës, që premton se i largon rrudhat dhe qeskat e syve, është konsideruar si një mrekulli nga përdoruesit. Kompania e prodhimit të produkteve të bukurisë, 'Jeunesse', është përgjegjëse për serumin e quajtur 'Instantly Ageless', që i zhduk ënjtjet dhe rrathët e pleqërisë brenda më pak se një minute.

Në ueb-faqen e kësaj kompanie mund të shihet një video në të cilën paraqitet një grua në moshë, e cila, pas trajtimit me serumin në fjalë, çlirohet nga rrudhat dhe shenjat tjera të pleqërisë, brenda më pak se një minute, duke u dukur shumë më e re.

Në bazë të kësaj ueb-faqeje, serumi përmban tre përbërës shumë aktivë: argirelinë, silikat sodiumi dhe silikat të aluminit të magnezit, përbërës këto që kontribuojnë në tërheqjen e lëkurës dhe si rrjedhojë zhdukjen e shenjave të pleqërisë. Në këtë ueb-faqe thuhet që kombinimi i dy kemikaleve të fundit promovojnë shtrëngimin e lëkurës, duke bërë që poret të duken dhe rrudhat të ngrihen lart.

Megjithatë, për dallim nga efekti që shihet në video, ai në jetën reale, nuk duket të ketë qenë kaq i përkryer, pasi që ka pasur konsumatorë të shumtë, të cilët kanë thënë që efekti i produktit që kushton 75 euro nuk ka qenë aq i madh. Derisa ka pasur edhe femra të atilla që kanë folur për efektet çudibërëse të këtij serumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat