Çfarë ndjen ti pas seksit? Tregon studimi

Life style

Çfarë ndjen ti pas seksit? Tregon studimi

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 08:33
Ilustrim

Në një letër të publikuar këtë javë në Journal of Sexual Medicine, 46 për qind e studentëve grave kishin raportuar për simptoma të PCD-së (disforia pas aktit seksual), të paktën një herë në jetë.

Mbi pesë për qind e 230 të anketuarave kishin thënë se kanë përjetuar simptoma të PCD-së “disa herë” brenda katër jave të fundit. Deri tani nuk duket se ekziston një lidhje mes PCD-së dhe intimitetit në lidhjet e ngushta.

Studimet kanë treguar se 10 për qind e grave kanë përjetuar “mërzinë pas aktit seksual”, dukuri e cila karakterizohet nga shqetësimi, ndjenja e melankolisë dhe depresionit, zemërimit etj.

Në një tjetër studim të publikuar në International Journal of Sexual Health, më shumë se gjysma e grave të anketuara kishin thënë se ndjeheshin të depresionuara edhe pas një seksi të kënaqshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat