Çfarë mund të bësh nëse mendon se asgjë s'po të ecën siç duhet në jetë

Life style

Çfarë mund të bësh nëse mendon se asgjë s'po të ecën siç duhet në jetë

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Jemi në ditët e fundit të vitit. Të duket sikur asgjë s’të ecën mbarë, madje të duket se po e çon jetën dëm. Si fillim merrni frymë thellë dhe qetësohuni. S'jeni të vetmit që ndiheni kështu. Pa iu futur aspektit profesional apo akademik, që janë tema të pafundme më vete, ka një mënyrë për ta sjellë jetën në terezi.

Si fillim, do ta ndajmë në 7 kategori: emocionale, intelektuale, shpirtërore, mendore, fizike, artistike dhe financiare. Pas kësaj, mendo ç’do të doje të arrije në secilin aspekt dhe përpiqu të tregohesh specifik. Me çfarë merret njeriu që do të doje të ishe?

Përshembull, në aspektin emocional mund t’i vësh qëllim vetes të takohesh me miqtë dy herë në javë dhe të merresh me një hobi që s’ka lidhje me punën tënde. Për aspektin intelektual, mund të kesh qëllim leximin e 70 librave në vit dhe nxënien e dy aftësive të reja.

Për shëndetin mendor, mund të nisësh të meditosh dy herë në ditë për 20 minuta dhe të takosh një terapist një herë në muaj. Fizikisht, mund të ushtrohesh tre deri në katër herë në javë dhe t’i bësh qejfin vetes me një masazh në muaj. Nga ana shpirtërore, mund të vendosësh të shkosh një herë në javë (ose më shpesh) në kishë/xhami. Nëse je ateist, mund të dëgjosh podcaste filozofie apo libra të tillë. Në aspektin artistik, zgjidh mediumin tënd dhe vendos një qëllim si përshembull, shkruaj katër poezi në muaj. Dhe së fundi, tregohu i zgjuar financiarisht dhe kurse 10% të të ardhurave dhe depozito në fondin e pensionit një tjetër 10%.

Pasi të kesh shtruar këto udhëzime për veten tënde të ardhshme, kontrollo sa larg tyre je. Sa prej gjërave që do të bësh bën realisht dhe ç’mund të ndryshosh për t’i përfshirë në jetën tënde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat