Këshilla: Si t’i shmangim aksidentet me fishekzjarrët

Life style

Këshilla: Si t’i shmangim aksidentet me fishekzjarrët

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Në festën e ndërrimit të moteve, fishekzjarrët janë shumë të përdorura.

Njerëzit festojnë në mënyra të ndryshme, por shumica e tyre kanë një gjë të përbashkët; ndezin fishekzjarrë.

Në Kosovë, por edhe nëpër botë, secilin vit regjistrohen aksidente të shumta me fishekzjarrët.

Por, si t’i shmangim këto aksidente? Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa këshilla.

)Kurrë mos qëndroni mbi fishekzjarrë të ndezura. Kthehuni në distancë të sigurt menjëherë pas ndezjes së tyre.

)Nëse gjeni fishekzjarrë të pashpërthyera, lërini ashtu. Asnjëherë mos tentoni t’i rindizni. Lagini me ujë dhe hidhni te mbeturinat.

)Mbani një kovë me ujë ose një zorrë kopshti afër zonës ku jeni duke ndezur fishekzjarrët.

)Asnjëherë mos i drejtoni ose hidhni fishekzjarrët drejt një personi tjetër.

)Ndizni fishekzjarrët një nga një dhe më pas largohuni shpejtë prej tyre.

)Përdorni fishekzjarrët vetëm në ambiente të jashtme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat