Zbuloni nëse po merrni (ose jo) dashurinë që supozohet të merrni nga lidhja juaj

Life style

Zbuloni nëse po merrni (ose jo) dashurinë që supozohet të merrni nga lidhja juaj

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Ditët e fundit të vitit, përtej përgatitjeve dhe urimeve për vitin e ardhshëm, përdorini për diçka edhe më produktive. Analizoni marrëdhëniet dhe nxirrni përfundime. Ja ka vlejtur koha e shpenzuar me njeriun krah jush? A ka raporte që duhet të përfundojnë? A keni marrë dashurinë që meritoni në fund të ditës? Nëse keni përjetuar shenjat më poshtë, me siguri JO!

1- Nuk e mbani mend herën e fundit që jeni ndjerë e bukur me të.

Ju duken të largëta ditët kur ju mbushte me komplimente? Nëse ndjeni që ai nuk ju sheh më si të mrekullueshme, si në fillimet tuaja, ose nëse dyshoni nëse ai tërhiqet nga ju apo jo, kjo nuk është shenjë e mirë.

2- E shihni gjithë kohës në telefonin e tij, por kur ju i shkruani, ai nuk kujtohet t'ju përgjigjet. 

Është tjetër gjë nëse e dini që ai e kontrollon shumë rrallë telefonin por nëse dilni bashkë dhe e sheh që ai nuk ndalon së marruri me të dhe ndodh që ju i shkruani, ai e sheh po thjesht nuk përgjigjet.

3- Ai i harron ngjarjet e mëdha të jetës që janë vërtetë të rëndësishme për ju. 

Personi me të cilin jeni në një lidhje nuk mban mend data të rëndësishme për ju si: një intervistë pune, një provim të rëndësishëm apo një projekt pune? Epo atëherë është e thjeshtë të kuptohet se ju ndoshta nuk jeni pjesë e mendimeve të tij...

4- Ju nuk ndiheni e mbështetur prej ai.

Ajo ndjesia që keni se ai nuk ju mbështet ose ju nuk ndiheni mjaftueshëm të sigurta për t'u mbështetur te ai.

5- Mikeshat tuaja ju komplimentojnë më shumë se ai.

 Mashkulli me të cilin jeni në lidhje duhet të jetë fansi juaj më i madh me një aftësi të çuditshme për t'ju bërë të ndiheni një yll gjatë gjithë kohës. Nëse ndjeni se komplimentet po i merrni më shumë nga mikeshat dhe shumë rrallë nga partneri, ky nuk është fundi i botës por nuk është as shenjë e mirë gjithashtu.

6- Jeni e lumtur në më pak se 60% në kohën që kaloni bashkë.

 Është vërtetë shumë e thjeshtë të jesh me dikë dhe të mendosh se gjërat po shkojnë mirë, por nëse ju nuk jeni të lumtura me të, të paktën në shumicën e kohës, është koha për një rivlerësim të lidhjes suaj.

7- Ndjeni se ai i trajton mikeshat e veta më mirë se ju. 

Natyrisht ju dëshironi që ai të jetë i sjellshëm me mikeshat, por nëse ndjeni që ato marrin më shumë vëmendje dhe dashuri sesa ju, as kjo nuk është shenjë e mirë.

8- Ju keni nisur të mendoni se ndoshta nuk mund të keni gjithçka që dëshironi në një lidhje. 

Nëse keni ndalur së menduari se ndoshta mashkulli i ëndrrave nuk ekziston dhe ndoshta kjo është më e mira që ju mund të bëni, seriozisht, RIVLERËSOJENI! Në lidhjen tuaj duhet të ndiheni sikur keni fituar llotarinë, jo një çmim qesharak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat