Dëgjohen këmbana dasmash! Këto janë shenjat e zodiakut që do të martohen këtë vit

Life style

Dëgjohen këmbana dasmash! Këto janë shenjat e zodiakut që do të martohen këtë vit

Më: 2 janar 2022 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Viti 2022 do të jetë një kaos i vërtetë për disa nga shenjat e zodiakut sipas parashikimit të yjeve, por, për disa të tjera, dashuria është në ajër. Zbuloni nëse jeni një prej shenjave që këtë vit do të ketë një kurorëzim të ëmbël dashurie.

Dashi

Edhe nëse nuk do të martoheni ju, përgatituni për një vendim definitiv në dashuri. Për martesën, duhet ende të prisni.

Binjakët

Po ndihen që në ajër kambanat e dasmës. Yjet në vitin 2022, do të jenë favorizues në bbashkimin e zemrave. Ndoshta martesën e keni në program.

Peshorja

Ka ardhur momenti të zyrtarizoni marrëdhënien tuaj, do të ketë të reja në prill dhe gusht. Po ju vjen një propozim për martesë rrugës, veccanërisht nëse jeni grua.

Akrepi

Prej disa kohësh po mendoni martesën, sepse keni pranë njeriun e duhur. Unaza është rrugës.

Shigjetari

Ndiheni shumë të afërt me partnerin tuaj dhe maji mund të jetë muaji i duhur për të bërë hapin e madh.

Bricjapi

Viti 2022 vjen shumë seriozisht, ju po mendoni të bëni një propozim për martesë. Ideja e muajit të mjaltit është në kokën tuaj që prej dhjetorit.

Peshqit
Sidomos ju, mikesha të Peshqve, jeni ëndërrimtare të mëdha dhe ëndërroni një jetë prej të martuare. Në muajt e verës, mund të finalizoni dasmën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat