Pranojeni, dashurojeni dhe kënaquni me veten tuaj, me bukurinë tuaj reale, edhe pse jo perfekte

Life style

Pranojeni, dashurojeni dhe kënaquni me veten tuaj, me bukurinë tuaj reale, edhe pse jo perfekte

Më: 3 janar 2022 Në ora: 17:45
Marilyn Monroe

Marilyn Monroe: “Ikona më e madhe dhe më elegante në botë”. Kishte bark, celulit, strie dhe gjoksi i saj nuk ishte perfekt. Por sërish ajo konsiderohet si një nga femrat më të bukura që kanë ekzistuar. Nëse parametrat e bukurisë së trupave natyralë dhe realë do të ishin ruajtur në këtë mënyrë gjatë dekadave të fundit, femrat nuk do të kishin nevojë të bënin ndërhyrje tek vetja për të pasur një pamje perfekte. Pranojeni, dashurojeni dhe kënaquni me veten tuaj, me bukurinë tuaj reale dhe pse jo perfekte.

Problemi më i madh i dekadave të fundit është se shoqëria ka vendosur disa kritere bukurie, të cilat janë sigurisht subjektive. Mirëpo kritere të tilla i bëjnë shumë persona, sidomos femrat, të mos ndihen mirë me veten e tyre. Shumë nisin dieta ekstreme për të rënë në peshë, disa të tjera kryejnë ndërhyrje plastike për t’u dukur më mirë.

Nuk ka absolutisht asgjë të gabuar të investosh tek vetja, apo të bësh sakrifica për t’u dukur bukur, mirëpo nuk duhet të kalohet në ekstreme. Nuk duhet kurrsesi të nisemi nga kritere të vendosura nga opinionet e të tjerëve. Kush e ka caktuar se cila duhet të jetë pesha e duhur për t’u dukur bukur? A ia vlen të bëhesh bulimike për një person që as e njeh? Kush e ka vendosur se si duhet të jetë paraqitja për t’u dukur bukur? A ia vlen të bësh ndërhyrje plastike për të kënaqur pritshmëritë apo standardet e vendosura prej dikush që nuk e njeh askush?

Ndaj, mos u shqetësoni shumë për çfarë mendoni se mendojnë të tjerët për ju. Rëndësi ka të ndiheni ju mirë me veten tuaj. Ju nuk jeni opinioni i të tjerëve për ju. Jeni gjithë sakrificat dhe mundimet për t’ia dalë mbanë me sfidat e jetës suaj dhe kjo duhet t’ju bëjë të ndiheni mirë me veten, sido të jenë standardet apo kriteret e bukurisë të vendosur nga shoqëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat