“Fjalët mund të lëndojnë dhe kur thuhen, nuk mund të kthehen më mbrapsht”

Life style

“Fjalët mund të lëndojnë dhe kur thuhen, nuk mund të kthehen më mbrapsht”

Më: 4 janar 2022 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

“Gjyshja ime për raportin në çift më thoshte gjithmonë se edhe kur jeton bashkë me personin tjetër, nuk duhet të krijosh shumë konfidenca. Nuk duhet asnjëherë ta ofendosh tjetrin, as me shaka. Fjalët mund të lëndojnë dhe kur thuhen, nuk mund të kthehen më mbrapsht”. Ishte diçka e thjeshtë, por shumë e vërtetë.

Kur krijohet shumë afrimitet, është e vështirë t’i menaxhosh mendjat. Është njësoj si të ecësh mbi gota kristali. Unë dhe im shoq kemi një rregull: sinqeritetin e vërtetë. Fatmirësisht e duam shumë njëri-tjetrin, saqë edhe kritikat që i bëjmë njëri-tjetrit janë gjithmonë të pastra.

Prita 7 vjet para se të martohesha, ama jam e kënaqur. Kisha frikë të martohesha menjëherë, pa e njohur njëri-tjetrin aq sa duhet. Dasma ishte një ditë magjike, aq e bukur sa dukej pothuajse jo e vërtetë. Dashuria është me të vërtetë një gjë misterioze”. – Elisa Toffoli

Elisa është një figurë e njohur në muzikën italiane dhe është shprehur me fjalët e mësipërme për dashurinë dhe bashkëshortin e saj, Andrea Rigonat. Shpesh në raportet në çift krijohet shumë besim, saqë ndonjëherë me shaka kalohet edhe në ofendime, por asnjëherë nuk i dihet se si i pret personi tjetër keto shaka. Për ty mund të duken të tilla, ama për personin tjetër konceptohen si ofendime të vërteta, ndaj është e mira të krijohet besim. Çdo gjë të thuhet e menduar mirë. “Gjella me kripë dhe kripa me karar”, do të shprehej populli ynë. Sigurisht në thelb duhet të mbizotërojë sinqeriteti i vërtetë, por gjithmonë fjalët duhet t’i mendoni mirë. Sepse siç e thotë dhe gjyshja e Elisës, fjalët nuk mund të kthehen më mbrapsht, nëse thuhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat