Kush gënjen më shumë burrat apo gratë?

Life style

Kush gënjen më shumë burrat apo gratë?

Më: 4 janar 2022 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Të gjithë gënjejmë nga pak. Dikush më shumë e dikush më pak i ka ndodhur të gjendet në ndonjë situatë ku i vetmi shpëtim ka qenë gënjeshtra.

Për këtë të fundit janë bërë studime pa fund, madje janë shkruar dhe libra për të analizuar nëse janë burrat apo gratë gënjeshtarët më të mëdhenj.

Sipas një studimi të realizuar në Angli, burrat gënjejnë tre herë më shumë se sa gratë, dhe gënjejnë sidomos gratë.

Pse? Për këtë ka mendime të ndryshme: për t’i bërë përshtypje seksit të kundërt, për të mos lënduar ndjenjat e një gruaje në një moment të caktuar, nga frika, nga pasiguria, nga mosbesnikëria… apo për të patur marrëdhënie seksuale?

Megjithatë siç thotë dhe psikologu Fabio Fusaro, autor i shumë librave që kanë në fokus çiftet: “Është e vërtetë që burrat gënjejnë më shumë por padyshim që gratë janë mjeshtre të gënjeshtrës”.

Gënjeshtrat më të zakonshme të burrave:

1. Unë nuk jam i martuar, apo s’jam në një marrëdhënie. (Shumë gra kanë zbuluar pas një farë kohe që po dilnin me partnerin e tyre, që ishte i martuar apo i fejuar).

2. Je e para me të cilën e bëj këtë gjë.

3. Kisha një problem me makinën dhe nuk dija si të të paralajmëroja. (Ndonjëherë duket se është justifikimi më i kollajtë, për të mos dhënë sqarime).

4. Kurrë nuk do të të bëja të vuaje. (Thonë se nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë… dhe ne jemi të gjithë njerëzorë, madje edhe nëse dikush ju premton se nuk do t’ju bëjë të vuani, ndoshta do ta bëjë!)

5. Do të të telefonoj nesër. (Dhe nuk të merr më. Nëse pastaj e ndeshni në rrugë, do të gjejë justifikimin: “më humbi numri yt”. Një mënyrë e edukuar për t’ju thënë që nuk i interesoni?) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat