Dhjetë gjërat që duhet t’i bësh përherë, për të kaluar një ditë më të bukur

Life style

Dhjetë gjërat që duhet t’i bësh përherë, për të kaluar një ditë më të bukur

Më: 6 janar 2022 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

 Bëj dush. Edhe nëse nuk do, apo nëse ndihesh rehat në krevatin tënd, çohu dhe qëndro poshtë dushit. Do të çlirohesh nga gjithë energjia negative e grumbulluar përgjatë gjithë ditës.

Hidh parfumin tënd më të mirë dhe mos e harro buzëkuqin. Kjo gjë do të japë besim tek vetja.

Përdor veshjet më të mira. Mos prit rastin më të rëndësishëm për të veshur atë që të bën të ndihesh mirë dhe në harmoni me gjendjen tënde të brendshme.

Dil nga shtëpia jote, edhe nëse nuk ke dikë për ta vizituar. Vendosi rripin qenit dhe dil. Nuk ke një qen? Në rregull, merr një libër dhe shko në parkun më të afërt. Ose ulu në heshtje dhe shiko personat që kalojnë. Edhe kjo gjë do të të qetësojë më tepër se sa të rrish brenda në shtëpi.

Buzëqesh çdo ditë, dalëngadalë do ta bësh pa e sforcuar veten dhe do të ndihesh shumë më mirë. Kush do të rrethojë, do të përgjigjet me një buzëqeshje gjithashtu. Kjo është mënyra më e mirë për ta bërë ditën tënde më të bukur.

Ki teka të mira dhe delikate. Dëshirat nuk vrasin asnjë.

Duaje veten tënde. Duket e thjesht, e di. Shikoje veten në pasqyrë me respekt dhe dashuri. Nëse nuk ke diçka të këndshme për t’ia thënë vetes, qëndro në heshtje. Kujto që zëri yt i brendshëm të flet dhe i flet vetes tënde me dashuri dhe mirësjellje. Nëse nuk mëson ta respektosh shtimin tënd në peshë, gjatësinë tënde, celulitin, është e thjeshtë që dikush tjetër të të lëndojë në privatësinë tënde.

Mbaj në mendje që gjithçka kalon. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Lëri lotët të të rrjedhin, por mos qëndro në dhimbje. Nesër do ta shohësh se si, pavarësisht dhimbjeve, do të shërohesh.

Largoje nga jeta jote çdo person që të ka lënduar, apo që të ka bërë të ndihesh keq. Nuk ka pse të varet çdo gjë nga ata dhe nëse të bën të ndihesh më mirë, mëso edhe të thuash “Jo”.

Qëndro pranë atyre që të bëjnë të ëndërrosh, që të bëjnë të luftosh për t’u bërë person më i mirë dhe që të bëjnë të lumtur. Të uroj një mbrëmje plot mençuri”. – William H. McRaven

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat