Trajtimi anti-rrudhë dhe lëkura gri: Dimri është koha e duhur për rituale me formula kimike pilingu

Life style

Trajtimi anti-rrudhë dhe lëkura gri: Dimri është koha e duhur për rituale me formula kimike pilingu

Më: 9 janar 2022 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Pilingët kimikë zgjidhin probleme të tilla si njollat në fytyrë, rrudhat dhe lëkurën gri

Nëse bëni një piling kimik, është thelbësore të aplikoni një krem kundër diellit në fytyrën tuaj çdo ditë, edhe në ditët me vranësira. Përkatësisht, rrezet UV depërtojnë nëpër re, kurse fytyra është shumë e ndjeshme pas pilingut.

Pasi pilingu heq shtresën e qelizave të vdekura, ai zbulon lëkurë të re, rinore dhe përshpejton rigjenerimin.

Ky trajtim është ideal për femrat e të gjitha moshave, sepse në mënyrë specifike freskon dhe i jep fytyrës një shkëlqim.

Trajtimi gjithashtu mund të përmirësojë strukturën tuaj të përgjithshme dhe tonin e lëkurës, duke ju lënë me një pamje të gjallë dhe të rifreskuar – ka theksuar mjeku amerikan Allen Sapadin për doktorsapadin.com.

Mjekët përdorin piling kimik për të ndikuar në ndryshimet e lëkurës si njollat e diellit, njollat e moshës, shenjat e akneve dhe rrudhat.

Është një tretje kimike e alfa hidroksi acidit i cili heq butësisht shtresën e jashtme të lëkurës pa irritime të mëdha. Për rrudhat pak më të thella dhe më të forta, si dhe puçrrat dhe shenjat, mjeku sugjeron piling me acid trikloroacetik.

Në varësi të llojit dhe gjendjes së lëkurës, disa lloje të pilingut kimik shkaktojnë pak skuqje dhe acarim, por që largohen brenda pak ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat