Një hile për të shpëtuar getat nga grisja në sekondën e fundit!

Life style

Një hile për të shpëtuar getat nga grisja në sekondën e fundit!

Më: 9 janar 2022 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Sa herë blejmë geta të reja, na shoqëron frika e grisjes së tyre. Pavarësisht sa kujdes tregojmë teksa i veshim, apo sa kemi shpenzuar për një palë cilësore, ndonjëherë është thjesht e pashmangshme dhe atëherë kur mendojmë se jemi gati për të dalë, na duhet një opsion B veshjeje! 

Mjafton vetëm një fije e shkëputur që më pas të marrë udhë e gjithë gjatësia, por sidoqoftë, ekziston një hile për të shpëtuar prej këtij momenti.

Pasi i keni blerë getat e reja, futini në ujë dhe shtrydhini më pas për të hequr ujin e tepërt. Futini në një qese plastike dhe vendosini në ngrirje në frigorifer përgjatë gjithë natës. Në mëngjes nxirrini dhe lërini të thahen në temperaturë ambjenti.

Do t'i keni për shumë gjatë me ju getat e preferuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat