Pak e saktë apo shumë e për lumë, çfarë duhet të blini para dhe pas lindjes sipas mjekëve

Life style

Pak e saktë apo shumë e për lumë, çfarë duhet të blini para dhe pas lindjes sipas mjekëve

Më: 11 janar 2022 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Përzgjedhja e veshjeve të fëmijës është një ndër momentet më të bukura gjatë shtatzënisë. Është e vështirë t’u rezistoni vitrinave të dyqaneve, hapni kompjuterin dhe celularin dhe ju shfaqen të njëjtat imazhe: veshje fëmijësh. Në bisedat mes miqsh e familjarësh diskutohet po për veshje e aksesorë, praktikisht gjendeni në terrenin e gabuar.

Por e dini se çfarë duhet blerë realisht përpara lindjes së një fëmije? 

Shmangni shpenzimet e kota dhe përqendrohuni te gjërat e rëndësishme që duhet të përmbajë valixhja e bebit. Mundohuni të zgjidhni veshje sa më të përshtatshme dhe praktike për foshnjen tuaj, kryesisht prej pambuku që nuk kanë përçina ose zinxhirë.

Lëkura e të porsalindurit është shumë delikate dhe nuk duhet ekspozuar ndaj kurrëfarë materiali metalik. Pediatrët këshillojnë të përdorni body (trupore), tutina dhe paliçeta që mbërthehen me kopsa në pjesën e shpatullave dhe poshtë.

Një tjetër aksesor i rëndësishëm është pelena, për shembull mos përdorni pelena të moshës 3 muajshe për një foshnje pak ditëshe të ardhur në jetë. Është e këshillueshme që në hapat e parë të mos përdorni kremra që kanë përbajtje kimikatesh, mund të zëvendësoni fare mirë kremin e zonës intime me vaj esencial të cilin lëkura e përthith shumë shpejt dhe nuk ka kurrfarë efekti anësor.

Në valixhen e parë të bebit duhen shtuar sapuni bio, pudra për bebe, peshqirët e butë dhe fashat e pastrimit që duhet të jenë 100% pambuk.
Për një gjumë të mirë e të qetë duhet një krevat i përshtatshëm që nuk duhet t’i kaloj të 110 cm-at. Nëse keni zgjedhur një krevat prej druri, bëni kujdes që ndarëset mes krevatit të jenë jo më pak se 11 cm aq sa është diametri i kokës të së porsalindurit. Në këtë mënyrë nuk rrezikoni që ai të ngecë në këto hapësira. Përpiquni të zgjidhni jorgan dhe çarçafë prej pambuku. Jastëku duhet të përdoret pas moshës 1 vjeç. Xhepi i kangurit është po ashtu një aksesor i rëndësishëm që krijon shumë lehtësira fizike për nënën dhe forcon lidhjen mes saj dhe foshnjes. Zgjedhja e tij duhet bërë në përpjestim të drejtë me peshën e fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat