Disa arsye pse duhet të fleni lakuriq

Life style

Disa arsye pse duhet të fleni lakuriq

Më: 12 janar 2022 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Shumë njerëz mund të mos ndihen rehat duke fjetur lakuriq ose mund ta konsiderojnë si një zakon krejtësisht të pashëndetshëm, por ekspertët kanë një pikëpamje tjetër.

Më poshtë ju listojmë 5 përfitime shëndetësore se pse është mirë të flemë pa rroba:

1.Trupi ynë është krijuar për të fjetur lakuriq. Ekspertët thonë se kur flemë lakuriq, ndihmojmë trupin të mbajë ritmet normale të gjumit, të cilat përfshijnë cikle cirkadiane, të cilat janë çelësi për një gjumë të thellë dhe të qetë.

2.Duke qenë se gjumi pa rroba mund të përmirësojë si rregullimin e temperaturës trupore ashtu edhe indikacionet shqisore, mund të vini re, se kur flini lakuriq cilësia e gjumit tuaj përmirësohet. Në fakt, një studim i vitit 2018 sugjeron se ulja e temperaturës së trupit përmes gjumit pa rroba mund të ndihmojë në reduktimin e zgjimeve gjatë natës.

3.Për gratë që preferojnë të flenë me të brendshme, gjinekologët pohojnë se heqja e të brendshmeve të ngushta mund të zvogëlojë probabilitetin për infeksione mykotike.

4.Gjumi pa të brendshme është padyshim i dobishëm edhe për meshkujt. Është sugjeruar se të brendshmet e ngushta te meshkujt shoqërohen me një numër më të ulët të spermës. Një studim i vitit 2018 zbuloi se meshkujt që mbanin kryesisht pantallona të shkurtra bokse (ose të brendshme të rehatshme) kishin një numër sperme 25% më të lartë.

5.Siç thekson ekspertja e seksit dhe marrëdhënieve, Karina Karsten, “ka disa arsye seksuale që dikush të flejë lakuriq. Do të jeni më të hapur ndaj prekjes dhe do të jeni më të përgatitur për të përjetuar kënaqësi personale.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat