7 gjëra që vetë terapistët bëjnë kur ndihen të vetmuar

Life style

7 gjëra që vetë terapistët bëjnë kur ndihen të vetmuar

Më: 14 janar 2022 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Në një moment të jetës, të gjithë jemi ndjerë të vetmuar pavarësisht nëse e kemi pranuar me zë të lartë ose jo. Ndjesia është sfiduese dhe ndikon në çdo aktivitet tonin, prandaj është e rëndësishme ta trajtojmë përballjen me vetminë në formë të shëndetshme. 

Çfarë bëjnë terapistët kur ndihen të vetmuar?

1.  Pranojnë çfarë po ndjejnë.

Nuk mund të mos ndihesh i vetmuar, nëse fillimisht s'e pranon çfarë ndjen. Duhet të kërkoni ndihmë pa menduar sa vulnerabël dukesh. Vetëm duke e pranuar me veten dhe të tjerët, po bën hapin e parë për t'i rregulluar gjërat.

2. Kërko për ndërveprim

Kërkoni të lidheni me njerëz në mënyra sa më reale dhe të vërteta. Bëni biseda të thella me të tjerët, qofshin ata edhe të panjohur për ju. Kështu do të njihni njerëz të rinj dhe do të shijoni momente që prej kohësh nuk i jetonit. 

3. Luftoje ndjesinë e vetmisë

Kur psikologët ndihen vetëm, përpiqen të rilidhen me veten. Shpesh ndjesia e vetmisë vjen sepse s'jeni mjaftueshëm të lidhur me veten siç duhet të jeni, prandaj merrni gjithë kohën që ju duhet për t'u kthyer në bazë.

4. Dilni jashtë për pak minuta

Kthehuni tek natyra! Merrni pak kohë për të parë ç'po ndodh rreth jush dhe kuptoni që jeni pjesë e saj. Shëtitjet janë një mënyrë e mirë për ta mposhtuar vetminë.

5. Zbulo origjinën e këtyre ndjesive

Duhet të dini që ndjesitë nuk do të rrinë aty me ju përgjithmonë, janë thjesht një eksperiencë e përkohëshme. Duke u kthyer tek vetja do të mund të identifikoni nga ju vjen kjo gjendje. Lidhet me të tashmen apo të shkuarën tuaj? Kur ta zbuloni do të ndiheni më mirë dhe do ta keni më të thjeshtë për ta menaxhuar. 

6. Mëso diçka të re

Një tjetër mënyrë është ta mbash mendjen të zënë me punë dhe gjëra interesante. Mësoni diçka që ju pëlqen dhe përkushtohuni aty.

7. Kujdes me mënyrën si i flet vetes

Duke i folur vetes me pozitivitet do ta kesh më të thjeshtë të përballesh me vetminë. Tregohuni të butë dhe largoni idetë negative nga mendja. Ndjesia e vetmisë nuk do të zgjasë përgjithmonë, mos e harroni këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat