7 shenja që tregojnë qartë se ai ju pëlqen

Life style

7 shenja që tregojnë qartë se ai ju pëlqen

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Dashuria është një emocion i bukur dhe nëse jeni të dashuruar me dikë, ndoshta dëshironi të dini nëse ai ju pëlqen apo jo.

Këto janë 7 nga shenjat më të dukshme me anë të të cilave mund të kuptoni se ai vërtetë ju pëlqen.

– Një mënyrë e zgjuar dhe e thjeshtë për të kupuar interesin që ai ka për ju është nëpërmjet gjuhës së trupit. Shikoni nëse ai anon drejt jush gjatë një bisede kur jeni ulur në një tavolinë përballë njëri-tjetrit. Nëse trupi i tij është i prirur drejt jush, kjo do të thotë se ai dëshiron të bisedojë e t’ju njohë.

– Ai tenton të kujtojë edhe detajet më të vogla dhe në dukje të parëndësishme për ju.

– Nuk mund të mos e vini re nëse ai ju shikon vazhdimisht ose i pëlqen të krijojë kontakt me sy.

– Pjesa më e madhe e djemve nuk përpiqen shumë për të krijuar biseda që mund t’ju pëlqejnë, por nëse ai ju pëlqen do të bisedojë tema të cilat ju interesojnë.

– Ai përpiqet t’ju komplimentojë dhe t’ju bëjë lajka për t’ju kënaqur.

– Përpiqet të gjejë justifikime për të kaluar kohë me ju. Mund t’ju ftojë për një kafe apo për ta shoqëruar në një festë.

– Një nga mënyrat më të lehta dhe më të qarta për të kuptuar nëse ai ju pëlqen apo jo është të shikoni nëse ai bëhet xheloz. Çdo burrë që ju pëlqen, do të ishte pak xheloz kur t’ju shikonte në praninë e meshkujve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat