Meshkujt e pashëm avancojnë më vështirë në karrierë

Life style

Meshkujt e pashëm avancojnë më vështirë në karrierë

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Zonja, nëse mendoni se femrat e bukura e kanë vështirë në punë, mendoni sërish. Janë edhe meshkujt e bukur, që kanë vështirësi.

Ata konsiderohen si faktor frike nga punëdhënësit dhe menaxherët, të cilët nuk i avancojnë në detyrë dhe nuk u japin pozita më të larta.

Madje, nga frika se mund të arrijnë shumë, atyre nuk u besohen shumë punë, në mënyrë që të mos e tregojnë veten.

Pa marrë parasysh se sa të aftë janë, atyre u krijohen barriera të ndryshme, nga kolegët meshkuj dhe kryesisht nga shefat. Nga frika se ata mund të arrijnë shumë, e me gjithë dukjen e mirë ata do të marrin pushtet të madh, meshkujve të mirë në dukje, u shkelen shumë të drejta, vetëm që të mos bëjnë përpara.

Këtë përfundim e kanë nxjerrë hulumtues nga Universiteti i Biznesit në Londër dhe Universiteti i Marylandit në Shtete të Bashkuara.

Studiuesit kanë bërë hulumtime të ndryshme, ku është gjetur se meshkujt e bukur dhe atraktivë e kanë më të vështirë të depërtojnë dhe të arrijnë karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat